E Diel, 1 Nëntor 2026

Murisi Ramaljo, trajneri i ri i Brazilit

Përzgjedhja

Në Brazil nuk flitet për asgjë tjetër: çështja aktuale e ditës është emri i trajnerit të ardhshëm, që do të drejtojë kombëtaren, pas shkarkimit të Dungës. Surprizat dhe vonesat nuk kanë munguar, por gjithsesi momenti final po afron dhe emërimi i teknikut të Seleçaos mund të bëhet nga momenti në moment. Lajmi më i bujshëm është ai i parakalimit nga ana e trajnerit aktual të Fluminenses, Muricy Ramalho, në dëm të Leonardos, i cili një muaj më parë shikohej si pasuesi i sigurt i Karlos Dungës. Tashmë është përfundimtare Rahmaljo është emëruar nfa federata braziliane si trajneri i ardshëm i Brazilit. Ai ka fituar konkurrencën me Felipe Skolarin, Mano Menezes dhe Leonardos.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›