Volfsburg vendos: Xheko nuk lëviz
Refuzimi
Edin Xheko ka qenë në dy sezonet e fundit sulmuesi europian më i kërkuar. Milan, Mançester Siti e Juventus janë prezantuar disa herë në portën e Volfsburgut për të kërkuar blerjen e boshnjakut, por janë refuzuar po aq herë. Por dje ka ardhur një tjetër refuzim akoma edhe më i rëndë. Hënes është shprehur: “Kemi vendosur t’u japim fund zërave të merkatos, Xheko do të qëndrojë me ne”. Sulmuesi në këtë mënyrë do të duhet të tërheqë deklaratën e bërë më parë: “Dua të iki që këtu”. Ky vendim ishte një dush i ftohtë për Juventusin, i cili pikërisht pak orë para lajmërimit të Hënesit kishte zhvilluar një mbledhje me drejtuesit e klubit, ku ishte vendosur që t’i jepej rrugë e lirë interesimit për boshnjakun.
#