Milan pranë blerjes së japonezit Honda
Strategjia
Milani është vetëm një hap larg blerjes së japonezit Keisuke Honda. Sipas versionit në anglisht të faqes së njohur sportive “Goal.com”, në fakt kuqezinjtë e kanë gjetur marrëveshjen me klubin rus të CSKA-së së Moskës mbi bazën e një shifre prej 13-15 milionë eurosh për kartonin e lojtarit. “Jemi vërtet shumë pranë blerjes së Hondës, klubet janë vetëm një hap larg marrëveshjes përfundimtare, ka zbuluar një burim i afërt me Milanin. Trajnerit të ri të kuqezinjve, Masimo Alegrit, do t’i pëlqente shumë ta shikonte japonezin të luante përkrah Ronaldinjos dhe Patos”. Ndërkohë që të reja më të fundit rreth kësaj çështje pritet të ofrojë dita e sotme, ku do të ketë ende tratativa për disa detaje.
#