FMN “zbarkon” sërish në Tiranë
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Financave, e cila thekson se përfaqësuesit e FMN-së do të vijnë në statusin e vëzhguesit për të monitoruar nga afër parametrat kryesore ekonomike.
Misioni do të zhvillojë takime me autoritete të larta në vend si Ministrin e Financave si dhe përfaqësues të komisionit parlamentar të Ekonomisë. Ardhja e tyre në Tiranë parashikohet të jetë sot, me një seri takimesh, ku në plan të parë do të jetë Ministria e Financave dhe kreu i saj, Ridvan Bode.
Fondi Monetar Ndërkombëtar u largu vitin e shkuar nga Shqipëria me kërkesë të qeverisë shqiptare, sipas të cilit vendi ynë nuk kishte më nevojë për ndërhyrjet dhe asistencën e këtij misioni.