E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lizarazu, lakuriq në rrugë

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 17:31

Ish-mbrojtësi i Francës, Bixente Lizarazu do të vrapojë lakuriq nëpër rrugët e Evianit për të festuar promovimin e klubit lokal në Ligue 1.

Evian ishte promovuar më herët gjatë këtij muaji, duke siguruar titullin në Ligue 1 të premten, një vit pas promovimit nga National (liga e tretë).

“Do ta bëjë, do ta bëjë”, tha Lizarazu, i cili është aksionar i Evianit, për televizionin francez TF1, i pyetur nëse do të mbajë premtimin e dhënë në korrik të vitit të kaluar.

“Do ta mbaj fjalën, por nuk do t’i ftoj mediet ndërkombëtare”, theksoi ai. Lizarazu fitoi Kampionatin botëror 1998 dhe Euro 2000 me Francën, para se të pensionohet më 2006.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›