E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramsey pret përforcime

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 17:33

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey pret që menaxheri Arsene Wenger të jetë mjaft i zënë gjatë afatit kalimtar të verës. Sezoni i cili sapo përfundoi, ishte dëshpërues për gjigantin londinez që nuk arriti të fitojë asnjë titull për edicionin e gjashtë të njëpasnjëshëm.

Ramsey është i vetëdijshëm për spekulimet rreth përforcimeve në Emirates Stadium dhe pret të ketë lëvizje gjatë verës. “Pres që Arsene të jetë aktiv gjatë afatit kalimtar. Janë përmendur disa emra dhe jam i sigurt se do të ketë ardhje dhe largime”, tha Ramsey për SkySports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›