Llamkos Kosova ia bën sefte

Pas barazimit në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, vushtrriasit ia dolën ta mposhtin Lirinë në stëpi me rezultat 2:1.
Bardhekaltrit luajtën më mirë dhe e merituan fitoren në takimin ku të tria golat u realizuan në pjesën e parë.
Të parët në epërsi kaluan mikpritësit në minutën e 17-të me anë të Xhevdet Muriqit. Kurse, bardhezinjtë befasuan nëntë minuta më vonë (26’) përmes Vedat Muriqit.
Mirëpo, vushtrriasit nuk hoqën dorë dhe ia dolën të kalojnë sërish në epërsi në minutën e 42-të, pas një goli të shënuar nga mesfushori Armend Zabërxha.
Llamkos Kosova mbetet njëri prej ekipet e pakta të pamposhtura nga dy xhirot e para, kurse prizrenasit e shijuan humbjen e parë.
Xhiron e ardhshme, Llamkos Kosova e viziton Drenicën, ndërsa Liria do ta presë Prishtinën.