Milani nuk refuzohet

Kapiteni i Montpellier, Mapou Yanga-Mbiwa ka pranuar se konsideron transferimin në Milan, nëse një mundësi e tillë i ofrohet në të ardhmen.
23 vjeçari spekulohej me kalim në San Siro gjatë kësaj vere pas paraqitjeve mbresëlënëse që bëri edicionin e kaluar në triumfin e skuadrës në Ligue 1. Rossonerët shprehën interesim për shërbimet e tij, por duket se janë tërhequr në javët e fundit.
Megjithatë, Mbiwa mbetet me shpresë se herët ose vonë do të përfundojë në Milan. “Nuk mund të refuzoni Milanin. Nëse kalimi nuk realizohet këtë vit, do të pres vitin tjetër”, deklaroi ai për Telefoot.