E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti i binjakezimit, qellim garancie ne titujt e pronesise

Tirane- Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj ka nenshkruar dje me Autoritetit kombetar Suedez per Kadastren, Hartat dhe Regjistrimin (Lantmateriet), Elisabeth Stam nje marreveshje bashkepunimi per modernizimin e sistemit te regjistrimit te pasurive te paluajtshme ne Shqiperi. Marreveshja, ka per qellim binjakezimin e Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (ZRPP). Ne kete ceremoni moren pjese edhe perfaqesues te OSBE dhe Bankes Boterore dhe donatore te tjere. Projekti mesohet se do te jete kater vjecar, ndersa zbatimi i tij do te kete nje fond prej 450.000 euro. Ky fond do te permiresoje kontrollin e ZRPP mbi informacionin qe administron, do te sjelle permiresimin dhe perditesimin e te dhenave dixhitale dhe analoge si dhe krijimin e mundesive per shkembim informacionit te pasurive, pra akses me te lehte ne informacion ne ZRPP. Ministri Enkelejd Alibeaj theksoi se marreveshja e bashkepunimit ka nje rendesi te madhe ne rritjen e cilesise se sherbimit per qytetaret nga ZRPP. Sipas tij, zbatimi i marreveshjes do te sjelle garanci ne titujt e pronesise, si dhe nje klime te sigurt per biznesin. Nga ana e saj, Stam beri me dije se bashkepunimi do te permiresoje sistemin e menaxhimit te trojeve dhe tokave ne Shqiperi si dhe do te jape siguri per titujt e pronesise dhe kapaciteteve lokale ne kete fushe. R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›