Lohan: Aplikimi per ne BE, pas zgjedhjeve

“Paraqitja e kerkeses para zgjedhjeve nuk do te kete nje rol te madh”, siguroi Lohan. Ambasadori deklaraten e tij e dha nga qyteti i Gjirokastres.
Edhe komisioneri per Zgjerimin Oli Rehn ka deklaruar me pare se do te ishte mire qe Shqiperia te aplikonte pas zgjedhjeve.
Surpriza e Berishes
Qeveria shqiptare eshte e vendosur qe te paraqese aplikimin per statusin e vendit kandidat per ne BE para zgjedhjeve te qershorit.
Kerkesa formale pritet t’i dorezohet presidences ceke brenda fundit te muajit ben te ditur nje burim nga Parlamenti Europian.
Po sipas te njejtes agjenci nje zyrtar i larte i qeverise shqiptare qe kerkon te mbetet anonim thote se Kryeministri Berisha deshiron t’i beje nje rusprize te gjithe shqiptareve duke e paraqitur kerkesen ne daten 28.