E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Na duhet ndihmë nga jashtë

dje qeverisë t‘u drejtohet
për ndihmë institucioneve
ndërkombëtare për të kompensuar
vështirësitë ekonomike
që vijnë nga kriza ekonomike
botërore. Në një fjalim të mbajtur
dje në Kuvend, guvernatori i
BSH, Ardian Fullani, tha se problemi
më i madh i Shqipërisë sot
është mungesa e likuiditetit dhe
se zgjidhja e problemit qëndron
në gjetjen e parave jashtë vendit.
"Në optikën e Bankës së Shqipërisë,
problemi kryesor me të
cilin do të përballet ekonomia
shqiptare gjatë vitit në vijim
është mungesa e likuiditetit
dhe, i lidhur me të, shtrëngimi
i kushteve të fi nancimit të aktivitetit",
tha Fullani. Fjalimin e
tij në Parlament e dëgjuan më
pak se një duzinë deputetësh.
Pjesa më e madhe e deputetëve,
si nga mazhoranca, ashtu edhe
nga opozita, nuk morën pjesë
në seancë.
"Shtrëngimi i kushteve fi nanciare
në ekonomi, pamjaftueshmëria
e burimeve të brendshme
dhe problemet e tregut financiar
ndërkombëtar, e bëjnë të
nevojshme gjetjen e burimeve
të huaja të fi nancimit. Për këtë
qëllim, duhet vlerësuar çdo opsion
i mundshëm, përfshirë dhe
programet e mbështetjes nga
institucionet ndërkombëtare të
specializuara", tha Fullani.
Guvernatori nuk ia përmendi
asnjëherë emrin Fondit Monetar
Ndërkombëtar, por ishte e
qartë se foli pikërisht për këtë
institucion.
"Banka e Shqipërisë gjykon se
Shqipëria duhet të përfi tojë medoemos
nga fondi ndërkombëtar
i krijuar nga mbledhja e njëzet
vendeve më të zhvilluara, pasi
ajo plotëson të gjitha kushtet",
tha Fullani. Vendet më të zhvilluara
të botës premtuan në fi llim
të prillit në Londër se do të japin
para për FMN-në, në mënyrë
që kjo e fundit të ndihmojë më
shumë vende nga lista e vendeve
që mund të mbyten në borxhin e
vet. FMN ka ndihmuar deri tani
Serbinë, Rumaninë, Hungarinë
e vende të tjera. Në këto vende,
monedhat e tyre kanë humbur
mbi 25 për qind të vlerës dhe ato
kanë përdorur rezervat valutore
për të shmangur zhvlerësimin e
mëtejshëm.
Shqipëria e mbaroi programin
e asistencës me FMNnë
në janar të këtij viti, por për
shkak të krizës botërore, Fondi
vijoi të monitorojë nga afër Shqipërinë.
Në deklaratën e fundit
për shtyp, përfaqësuesit e FMNsë
duket se ia dolën ta bindin
qeverinë shqiptare se kushtet
janë vështirësuar dhe se nuk
ka vend për optimizëm. "Rritja
ekonomike prej 6 për qind, që
Shqipëria ka përjetuar gjatë
viteve të shkuara, tashmë i takon
të shkuarës", tha shefi i Misionit,
Gerwin Bell. Bell paralajmëroi se
vlerësimi i fundit për Shqipërinë
jep rritje ekonomike mes 0 dhe 1
për qind për këtë vit.
Nevojë për FMN-në?
FMN është gjithmonë në
dispozicion të vendeve që janë
në vështirësi. Zakonisht vendet
që nuk arrijnë të garantojnë stabilitetin
e monedhës së vet, apo
nuk arrijnë të rifi nancojnë borxhin
publik, i drejtohen FMN-së
për ndihmë. Kjo e fundit jep kredi
në këmbim të disa kushteve.
Kushtet zakonisht sanksionojnë
disiplinë fi skale dhe reforma, të
cilat në një periudhë të dytë i
lejojnë kredimarrësit ta shlyejë
borxhin e vet.
Shqipëria në fakt, së paku
tani për tani, nuk përballet as
me pamundësinë për të shlyer
borxhet, as me zhvlerësim të
shpejtë të monedhës së vet.
Për më tepër, rezerva valutore
ndërkombëtare e vendit mbetet
ende e paprekur. Qeveria ka
pasur vështirësi në rifi nancimin
e borxhit publik gjatë muajve të
fundit, kur bankat dhe qytetarët
nuk ofruan para për të blerë
bono thesari. Por situata duket
se u stabilizua dhe ekspertët
thonë se vendi është ende shumë
larg nga pamundësia e rifi nancimit
të borxhit. Leku shqiptar u
dobësua me 7 për qind kundrejt
euros gjatë muajit shkurt, por u
stabilizua dhe fi lloi të forcohej
pas mesit të marsit.
Ndonëse duket e fortë dhe
shumë larg situatës me të cilën
po përballen vendet e tjera
të Evropës Lindore, Shqipëria
është e rrezikuar nga klasa e vet
politike. "Zgjedhjet e ardhshme
parlamentare mund të ulin
vëmendjen e politikëbërësve
nga nevoja për stabilitet makroekonomik",
paralajmëroi FMN
në raportin e saj të fundit për
Shqipërinë. FMN nuk arriti ta
bindë qeverinë gjatë takimeve të
fundit për nevojën për të ruajtur
disiplinë fi nanciare.
Kthimi te FMN-ja vetëm
pak muaj pasi Shqipëria doli
nga programi i mbikëqyrjes së
detajuar, konsiderohet si një
goditje e rëndë për reputacionin
e vendit përballë investitorëve
të huaj, pasi dëshmon
për paaftësi shtetformuese. Puna
e FMN-së konsiston në mbrojtjen
e popujve nga politikanë
të papërgjegjshëm dhe misioni
i FMN-së në shumë kuptime
mbaron në ditën kur politikanët
ndërgjegjësohen mbi atë çfarë
mund të bëhet apo jo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›