E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset myftiu i Pukës, u grind me dy të rinj

Myfitiu i qytetit te Pukes u grind per arsye banale me dy te rinj, njeri nga Fushe Arrezi dhe tjetri nga Tropoja. Mesohet se demtimet nuk jane serioze per jeten. Forcat e Policisë së Pukës janë në kërkim të dy shtetasve. 

PUKË- Myftiu i Pukës ka mbetur i plagosur si pasojë e një grindjeje me dy shtetas. Zëdhënësja e shtypit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, Fatbardha Çelepia bëri të ditur se myftiu Gëzim Kopani u dëmtua fizikisht pas një konflikti personal midis shtetasve Ylber Smakaj, 31 vjeç, banues në Fushë Arrës dhe Ermal Prengaj, 19 vjeç, banues në Tropojë. Mesohet se demtimet nuk jane serioze per jeten.
Nga të njëjtat burime mësohet se ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes së djeshme dhe kishte si shkak, një konflikt për motive të dobëta, që nuk ka të bëjë me detyrën e Kopanit në krye të komunitetit musliman të qytetit të Pukës.
Sipas saj, shtetasi Gëzim Kopani ka bërë kallzim penal në polici, ndërsa forcat e Policisë së Pukës janë në kërkim të shtetasve Smakaj dhe Prengaj.
Materialet në ngarkim të dy shtetasve i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për vepren penale të fyerjes dhe goditjes së një personi tjetër.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›