E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i automjeteve në doganë, pranga shtatë zyrtarëve

Herë pas here, policia
kishte bllokuar makina
jo të rregullta, të
cilat qarkullonin lirshëm
në rrugë, e madje kishte realizuar
edhe operacione për
kapje personash të implikuar në
trafik mjetesh. Madje, ato mjete
të bllokuara ishin pajisur me targa
shqiptare, me të gjithë letrat e
nevojshme dhe formalisht nuk
kishin probleme. Por, asnjëherë
nuk i kishin shkuar deri në
themel këtij problemi. Policia
kishte arrestuar edhe zyrtarë të
përfshirë në falsifikimin e dokumenteve
të mjeteve, që nuk i ishin
nënshtruar asnjë procedure
ligjore. Por, sërish nuk kishin shkuar
në themel. Megjithatë, dje,
duket se policia ka goditur një
grup deri në rrënjë, pavarësisht
se nuk dihet ende sesi do të shkojë
fati i tyre. Katër persona janë
arrestuar dhe tre të tjerë do të
ndiqen penalisht në gjendje të
lirë, duke filluar që nga doganat
e deri te lejet e Drejtorisë së Shërbimit
të Transportit Rrugor. Të
gjithë dyshohen se në bashkëpunim
me njëri-tjetrin kanë
lejuar hyrjen në Shqipëri të
mjeteve luksoze jo të rregullta,
duke u bërë lehtësira në doganë
dhe në pajisjen me dokumentacion
të rregullt vendas, kundrejt
përfitimeve personale. Asnjë
prej tyre nuk e ka pranuar
akuzën, por "Porosia" e grupeve
speciale të antikorrupsionit i ka
vënë me shpatulla pas murit.
Policia e Tiranës, duke marrë
shkas nga kjo goditje, që për të
punohej prej më shumë se një
viti, ka dalë në një konferencë për
shtyp, duke deklaruar se nga
specialistët e seksionit Kundër
Korrupsionit, në kuadër të operacionit
"Porosia", ka mundësuar
identifikimin dhe ndalimin e shtatë
punonjësve shtetërorë, të
akuzuar për "korrupsionin pasiv,
të personave të ushtrojnë funksione
publike". Në pranga kanë
përfunduar dy agjentë doganorë,
Engjëll Dylgjeri dhe Xhevdet
Mali. Gjithashtu është arrestuar
Ylli Sharri, komisionar pranë Lejeve
të Drejtimit në Drejtorinë
Rajonale të Shërbimit të Transportit
Rrugor në Tiranë dhe
Olgert Isa, me detyrë inxhinierpranues
pranë po së njëjtës drejtori.
Por, jo vetëm kaq. U ekzekutuan
masat e sigurimit personal
të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë me "detyrim paraqitjeje"
për doganieren Frida Guxia, 56
vjeçe, me detyrë pranë Degës
Doganore në Shkodër, doganierit
Sofokli Qose, 42 vjeç, dhe
doganierit Ilmi Krantia, 50 vjeç,
të dy me detyrë pranë Degës
Doganore në Tiranë.
Më tej, grupi hetimor nga seksioni
kundër korrupsionit, bëri të
ditur se të shtatë personat dyshohen
se në bashkëpunim me
njëri-tjetrin, në kohë dhe vende
të ndryshme, kanë bërë zhdoganimin
dhe targimin e automjeteve
në pronësi të shumë personave,
me dokumentacion të
falsifikuar, duke përfituar shumat
e parave që variojnë nga 400 deri
në 500 mijë lekë për një zhdoganim
dhe targim automjeti.
Në sajë të një pune intensive, afro
1-vjeçare, duke realizuar metodat
speciale të hetimit, nën drejtimin
e Njësisë së Përbashkët Hetimore
Task-Forcë, është bërë dokumentimi
i plotë ligjor, për veprat
penale të "korrupsionit pasiv, të
personave që ushtrojnë funksione
publike", "shpërdorim detyre",
"korrupsion pasiv në sektorin
privat" dhe "falsifikim dokumentesh".
Aktualisht vazhdon
kryerja e veprimeve hetimore mbi
persona të tjerë të përfshirë në
këtë aktivitet korrupsioni,
ndërkohë që materialet i kaluan
Prokurorisë së Tiranës për veprime
të mëtejshme.
Veç këtyre informacioneve,
policia vuri në dijeni se rastet më
të shumta, këta persona i kanë
kryer në doganën e Shkodrës. Sipas
të dhënave hetimore,
shumë makina luksoze që vinin
në doganën e Shkodrës kanë
kaluar pa iu nënshtruar një verifikimi
të hollësishëm, duke
paguar para nën dorë. Më pas,
agjentët e doganës i kanë ndihmuar
pronarët të pajisin makinat
e tyre me letra të rregullta
shqiptare, duke vështirësuar
punën e policisë për zbulimin e
makinave të vjedhura jashtë shtetit
dhe të trafikuara në vendin
tonë. Ky aktivitet kriminal është
zhvilluar shumë edhe në
doganën e Tiranës për të vijuar
më tej edhe në Drejtorinë e
Shërbimit të Transportit Rrugor.
Megjithatë, mendohet se këta
persona nuk janë të vetmit të
dyshuar që kanë kryer këtë aktivitet
kriminal, pasi mund të
ketë edhe zyrtarë të tjerë të
doganave, apo të transportit
rrugor, që kanë marrë hisen e
tyre.

Shkodër, rastet e makinave të bllokuara për një vit

Më datën 23 korrik të vitit 2007, shtetasi
gjerman, Franc-Jozef Berhard Mund,
50 vjeç, i shpallur në kërkim nga Drejtoria
e Policisë së Qarkut Shkodër për trafik të autoveturave
luksoze të vjedhura, është prangosur
nga agjentët e antitrafikut në pikën e kalimit kufitar
të Hanit të Hotit. Gjermani është ndaluar teksa
po hynte në territorin e vendit tonë me një makinë
luksoze fuoristradë e tipi "Benz ML", mjet ky
që dyshohet të ishte vjedhur në Itali. Ndaj Frenz-
Jozef Berhard Mund, banues në Brilion, Gjermani,
me precedentë të mëparshëm, Prokuroria
e Rrethit Shkodër kishte lëshuar një urdhër
ndalimi, pasi dyshohej se ky person kishte
trafikuar në periudha të ndryshme kohore, nga
Perëndimi drejt Shqipërisë, mjete motorike
luksoze të vjedhura. Në muajin qershor të vitit
2007, ai ka futur në Shqipëri dhe dy automjete
luksoze, njëra e tipit "Audi A6" me targa CY 350
KR dhe tjetra tip "BMW X5" me targa R0378RR,
të cilat i ka lënë në Shqipëri dhe më pas është
larguar për në Gjermani. Në momentin e ndalimit,
ai drejtonte një automjet tip "Mercedes
Benz ML 270 CDI", ngjyrë gri, me targa K-Ca
1095, dokumentacioni i të cilit dyshohej se është
i falsifikuar, ndërkohë që mjeti ishte shpallur i
vjedhur në Itali.
Në maj të vitit 2007, një shtetas italian Mirco
Tagliani, 28 vjeç, u prangos në pikën e kalimit
kufitar të Hanit të Hotit duke futur një makinë
luksoze të tipit "Porche", prodhim i vitit 2007
e vjedhur në Itali. Në vitin 2006, nga pika e kalimit
kufitar të Hanit të Hotit janë bllokuar duke
hyrë në Shqipëri gjashtë automjete luksoze të
vjedhura, ku dhe ka nisur procedimi penal ndaj
gjashtë shtetasve të huaj për trafikim të
mjeteve motorike të vjedhura
Më datë 8 prill të vitit 2008, një shtetas
francez është prangosur nga policia kufitare e
Shkodrës me akuzën e trafikimit të mjeteve
motorike të vjedhura. Viktor Raymond Saint-
Val, 20 vjeç, u ndalua nga policia shqiptare në
vend kalimin kufitar të Muriqanit, teksa
francezi po tentonte të kalonte kufirin shqiptar
me një automjet luksoz tip "BMW-X5",
ngjyrë gri, me targa 42AFG93. Makina ishte denoncuar
në faqen e Interpolit të Tiranës si e
grabitur në Francë që më datën 3 prill, ndaj
dhe forcat e policisë menjëherë bënë të mundur
ndalimin e shtetasit francez dhe sekuestrimin
e mjetit në cilësinë e provës materiale.
Pas verifikimeve të mëtejshme nga policia rezultoi
se ky shtetas kishte hyrë edhe dy herë
të tjera në Shqipëri, konkretisht në vitin 2006
dhe 2007 dhe automjetet me të cilat ka hyrë
në territorin tonë, edhe në këto raste, rezultoi
se ishin denoncuar si të vjedhura në Francë.
Më datën 1 maj të vitit 2008, shtetasi zviceran
Roland Butikofer, 53 vjeç, u ndalua nga policia
kufitare e Hanit të Hotit në momentin kur po
tentonte të hynte në Shqipëri me një automjet
luksoz. 53-vjeçari me kombësi dhe nënshtetasi
zvicerane dyshohej se nga periudha 2006-2008
kishte udhëtuar tetë herë drejt Shqipërisë me
automjete dhe ishte larguar me avion nga Rinasi.
Më datën 4 maj të vitit 2006, agjencia gjermane
"Hertz Autoivermietung" ka kthyer në
Gjermani dy automjete luksoze të vjedhura në
një qytet të këtij shteti gjatë viteve 2004-2005,
që ishin sekuestruar nga Policia e Shkodrës


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›