E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfryhet GDP, rishikohet rritja dyshifrore

Ekonomia shqiptare u rrit me
2.5 për qind gjatë tremujorit
të fundit të vitit 2008, krahasuar
me tremujorin paraardhës, bëri
të ditur Instituti i Statistikave.
Krahasuar me tremujorin e
fundit ‘07, rritja ekonomike
qe 8.6 për qind. Të dyja shifrat
janë paraprake dhe pasqyrojnë
ato të dhëna të furnizuara
nga institucione të ndryshme
shtetërore tek INSTAT deri më
31 mars. Shifrat e mësipërme
pritet të revizionohen në muajt
në vijim me plotësimin dhe
saktësimin e të dhënave. Një
rishikim i tillë solli edhe ftohjen
e "rritjes ekonomike dyshifrore"
të reklamuar me bollëk nga
politika gjatë muajve të fundit.
Në dhjetor, INSTAT njoftoi rritje
ekonomike vjetore në masën 9.9
për qind, shifër e vlefshme për
periudhën shtator ‘07 - shtator
‘08. Por pas plotësimit të të
dhënave, rritja ekonomike për
këtë periudhë u reduktua në 7.3
për qind. Në rishikim është edhe
rritja ekonomike e vitit 2007.
Vlerësimi paraprak fliste për
rritje ekonomike 6.2 për qind,
ndërsa vlerësimi i fundit e nxjerr
rritjen 5.3 për qind.
Rritja ekonomike gjatë vitit të
kaluar është furnizuar nga rritja
e shërbimeve të tjera, ku hyn sektori
bankar dhe shërbimet për
bizneset, nga rritja e vrullshme
e telekomunikacionit, si dhe nga
sektori i ndërtimit.
Metodologjia
Prodhimi i brendshëm bruto
në Shqipëri matet me metodën e
prodhimit dhe nënkupton matjen
e vlerës së shtuar të mallrave dhe
shërbimeve të qarkulluara në
ekonomi. Vlerësimi i rritjes ekonomike
tremujore ka fi lluar vetëm
gjatë kohëve të fundit. Publikimi
i djeshëm është i dyti i këtij lloji.
Ekspertët e INSTAT përballen me
vonesën e dorëzimit të të dhënave.
Të dhënat e PBB-së rishikohen
tri herë duke u shtuar me
të dhëna më të sakta që vijnë me
vonesë. Rritja ekonomike vjetore
përfundimtare, del vetëm 29 muaj
pas mbylljes së vitit. Rivlerësimet e
kryera për këtë tregues gjatë viteve
të shkuara kanë treguar diferenca
të mëdha deri në plus minus 3 për
qind nga vlerësimi fi llestar.
Sherr politik
Treguesi i rritjes ekonomike ka
tërhequr që prej shumë kohësh
vëmendjen e politikanëve, të
cilët zakonisht vënë në dyshim
konkluzionet e INSTAT apo FMN.
"Ka qenë bindja ime absolute
se ka një nënvlerësim të rritjes
ekonomike në Shqipëri. Unë kam
shumë fakte për të numëruar për
sa i përket këtij nënvlerësimi",
deklaroi disa kohë më parë Kryeministri
Sali Berisha. "Unë nuk
kam qenë dakord as për rritjen
ekonomike të vitit 2007", vijoi
ai. Pavarësisht nëse është dakord
apo jo Kryeministri, rritja
ekonomike e vitit 2007 rezulton
vetëm 5.3 për qind, gjë që nuk
kishte se si të ndodhte ndryshe
për shkak të krizës së madhe
energjetike që zuri vendin atë
vit, krizë që u pasqyrua edhe në
sektorin e bujqësisë.
Publikimi i ardhshëm i PBB-së
tremujore pritet të bëhet në datën
30 qershor, kur do të paraqitet
vlerësimi paraprak për ecurinë
e ekonomisë gjatë tremujorit të
parë të vitit 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›