Lohan: BE do te ndihmoje konkretisht per rimekembjen e Shkodres
Kete jave qeveria e Tiranes fillon demshperblimin e familjeve dhe te bizneseve te demtuara nga permbytjet ne Shkoder. Faza e emergjences eshte duke i lene vendin asaj te rehabilitimit. A do te vazhdoje ndihma e BE edhe ne kete faze?
Helmuth Lohan: Solidariteti i BE-se nuk do te ndaloje tani. Pas perfundimit te fazes se emergjences do te kete nje faze shume te rendesishme. Kjo eshte faza e rehabilitimit te tokes bujqesore, te shtepive te permbytura, te demeve qe ka pesuar mjedisi, te rrugeve, permiresimin e sistemit te kullimit te tokave, apo thellimin e shtratit te lumit Buna. Tani per tani nuk mund te them sakte se cfare nevojash ka dhe cfare do te kerkoje qeveria e Shqiperise nga BE dhe komuniteti nderkombetar. Kjo do te duket ne ditet ne vijim. Kam besim te plote se nje asistence konkrete do te jepet nga BE edhe per fazen e rehabilitimit.
Cfare mbeshtetje i ka dhene BE, gjate fazes se emergjences, ne dy javet e para te ketij muaji, familjeve ne zonat e permbytura?
Para se gjithash perfitoj nga rasti per te treguar simpatine, dhembshurine dhe solidaritetin qe Bashkimi Evropian dhe vendet e tij anetare ndjejne per familjet e prekura nga permbytjet ne Shkoder. Ky solidaritet ka marre nje forme shume konkrete: nga njera ane nje ekip ekspertesh te BE, i perbere prej shtate vetesh, ndodhet ne Shqiperi per te ndihmuar qeverine qe te analizoje nevojat e familjeve te prekura dhe te koordinoje shperndarjen e ndihmave nderkombetare qe po mberrijne ne keto zona. Nga ana tjeter solidariteti i BE-se ka marre formen e asistences teknike me mjete transporti, me produkte ushqimore, medikamente mjekesore qe i derguan dhe vazhdojne t'i dergojne Shqiperise vendet anetare. Brenda nje kohe shume te shkurter, pothuajse menjehere pas kerkeses se bere nga qeveria e Tiranes. Jam i sigurt qe popullsia ne zonat te prekura nga permbytjet ne Shkoder dhe autoritetet e Shqiperise vleresojne solidaritetin e treguar deri me tani nga BE dhe vendet anetare.
A mendoni se angazhimi total i qeverise dhe administrates per dy jave rresht ne perballimin e situates se shkaktuar nga permbytjet ne Shkoder, mund te kete lene disi pas dore plotesimin ne kohe te pyetesoreve te Komisionit Europian lidhur me marrjen ne shqyrtim te kerkeses se saj per statusin e vendit kandidat? Keto pyetesore duhen dorezuar ne fund te shkurtit.
Kam pershtypjen se koleget ne administraten shqiptare po punojne shume per t'i dhene pergjigje pyetjeve te ketij pyetesori. Ka mbetur edhe pak kohe per administraten per te kontrolluar cilesine e pergjigjeve dhe konsultuar me dikasteret e perfshira ne kete proces, shoqerine civile. Nuk mendoj qe puna per plotesimin e pyetesorit te Komisionit Europian lidhur me progresin e bere dhe marrjen ne shqyrtim te kerkeses se Shqiperise per statusin e vendit kandidat per anetaresim me BE te jete vonuar, per shkak te perqendrimit te burimeve kryesore te qeverise ne daljen nga emergjenca te situates ne zonat e permbytura.
Sot ne Parlament zhvillohet nje seance e jashtezakonshme lidhur me permbytjet ne Shkoder, ku opozita ka deklaruar se nuk do te marre pjese. Cfare mendoni per situaten politike kur opozita vazhdon te mbetet jashte dyerve te Parlamentit?
Bashkimi Europian tani po ndihmon qeverine e Shqiperise te perballoje situaten ne zonat e permbytura dhe te tregoje solidaritetin e tij me familjet e prekura dhe gjithe zonen e Shkodres. Cdo debat politik i takon klases politike te Shqiperise dhe perfaqesuesve te saj dhe jo BE-se.
Marre nga Deutsche Welle