E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ, Gjoni: Incidenti me avionin, nje odise e lodhshme

Interviste me zedhenesin e Ministrise se Puneve te Jashtme, Ralf Gjoni ne lidhje me menaxhimin nga ana e MPJ, te situates pas avionit te ulur ne Bratislave
Teme kryesore e kesaj dite, ka qene padyshim odiseja e 110 udhetareve shqiptare, pas nje ndryshimi te destinacionit te avionit te Albanian Airlines nga Bolonja ne Bratislave. A mund ta quajme te perfunduar odisene e tyre?
Une do te thoja qe mund ta quajme pothuajse te perfunduar. Sipas informacionit te fundit qe na ka ardhur nga Bratislava, udhetaret jane futur ne avionin e posacem i cili eshte nisur tashme nga Bratislava, pas pastrimit te pistes nga debora. Jemi te lehtesuar dhe te lumtur qe u arrit nje zgjidhje per pasagjeret, pas nje odiseje te lodhshme e te tejzgjatur, si per pasagjeret, ashtu edhe per ekipin tone te Ministrise se Jashtme ne terren, qe u eshte gjendur prane pasagjereve ne cdo moment gjate oreve te nates.
Ne fakt menjehere pas lajmerimit te incidentit, kemi pare autoritetet shqiptare, ne vecanti Ministrine e Jashtme, teper te angazhuar per t'u gjendur prane qytetareve. Cfare ka ndryshuar qe MPJ vjen ne ndihme edhe ne raste te tilla, gje qe nuk eshte vene re me pare?
Ne nje rast te tille ku nje avion me mbi 100 pasagjere me femije brenda, niset nga Tirana per ne Bolonje, dhe perfundon ne nje destinacion tjeter si Bratislava, ne kushte te veshtira atmosferike, pa ju dhene asnje lloj informacioni, patjeter qe na vendos perpara nje pergjegjesie per t'u kujdesur per ta. Nese do te isha ne vendin e tyre, do te ndjeja te njejten gje. Ne si Qeveri, si shtet, si Ministri e Puneve te Jashtme, kemi nje detyrim ndaj qytetareve tane si brenda territorit, pra per sa i perket sherbimeve qe ata marrin, por kemi nje detyrim edhe jashte territorit shqiptar, kur qytetaret tane gjenden te izoluar pa asnje lloj ndihme dhe ne veshtiresi. Kush tjeter pervec shtetit shqiptar mund t'u vinte ne ndihme ketyre pasagjereve te lodhur, te stresuar e te bllokuar ne Bratislave, pervec se Ministrise se Puneve te Jashtme?
Do te ishte me interes te dinim pak me teper rreth kronologjise se ngjarjeve.
Ne fakt, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, z. Meta. i cili ndodhet jashte shtetit ne udhetim zyrtar, u informua menjehere rreth ngjarjes, dhe ngarkoi Ministren e Puneve te Jashtme, Edith Harxhi per ta menaxhuar kete situate. Znj. Harxhi, pas informimit nga Drejtoria e Aviacionit Civil, menjehere njoftoi Ambasaden shqiptare ne Prage, duke patur parasysh se Sllovakia mbulohet nga perfaqesia jone ne Prage, e cila hyri ne kontakt me autoritetet sllovake per te marre informacion dhe per te siguruar pasagjeret shqiptare ne nje salle te ngrohte ne aeroport, ne pritje te nje zgjidhjeje. Por duke patur parasysh edhe largesine gjeografike te Prages me Bratislaven, znj. Harxhi urdheroi nisjen e menjehershme te te Ngarkuarit tone me Pune ne Viene, z. Egin Ceka qe te nisej drejt Bratislaves ne mes te kushteve te renduara atmosferike per t'u gjendur sa me pare prane qytetareve shqiptare. Le te kemi parasysh qe Vjena eshte shume me afer Bratislaves se sa Praga. Do doja te theksoja gjithashtu qe kemi patur nje bashkepunim shume efikas edhe me Ambasadorin dhe Konsullin e Nderit sllovak ne Tirane, te cilet mundesuan kontaktin e drejtperdrejte me Ministrine e Jashtme sllovake dhe vete Ministrin Lajcek, i cili ngarkoi nje ekip te posacem per te verifikuar ngjarjen dhe per te siguruar asistencen e nevojshme.
Z.Gjoni, kush i mban pergjegjesite per kete incident, ekuipazhi apo kompania e fluturimit?
Une mund te flas vetem per pergjegjesite e MPJ, qe gjate ketyre momenteve kishte te bente me sigurine e qytetareve shqiptare ne Bratislave. Por personalisht mendoj se eshte ende heret per te ditur arsyen e qarte. Patjeter, qe autoritetet kompetente duhet te merren me hetimin e kesaj ngjarjeje dhe te gjejne shkaktaret e saj. Por duke patur parasysh stresin, lodhjen dhe nevojshmerine e pasagjereve gjate nates, per ne prioriteti ishte siguria dhe kujdesi per ta. Z. Ceka ka kaluar gjithe naten prane pasagjereve, duke i informuar ata per sigurimin e nje hoteli nga kompania Albanian Airlines per akomodimin e tyre dhe duke ofruar kujdesin e nevojshem per ta. Pra detyra jone ishte te pergjigjeshim me efikasitet dhe sa me shpejt prane qytetareve shqiptare, gje qe besoj fort se Ministria e Puneve te Jashtme e ka bere ne menyre te shkelqyer, fale gjithashtu edhe nje bashkepunimi shume te mire me autoritetet sllovake te cilat iu pergjigjen kerkeses sone. Perfitoj nga rasti t'i falenderoj per kete bashkepunim.
A mund te quhet ky nje incident diplomatik mes Shqiperise dhe Sllovakise?
Absolutisht qe jo! Shqiperia dhe Sllovakia kane marredhenie shume te mira diplomatike. Ju ndoshta mund te jeni informuar qe brenda disa ditesh, Ministri i Jashtem z. Lajcek pritet te vizitoje Tiranen, nje vizite kjo e koordinuar prej kohesh. Ne kemi nje Ambasador dhe Konsull Nderi te Sllovakise ne Tirane te cilet, ne bashkepunim me Ministrine, po punojne per rritjen e shkembimeve tregtare e diplomatike mes te dy vendeve. Perfitoj nga rasti qe te saktesoj qe ky nuk ishte nje problem mes dy shteteve, por mes dy kompanive private. Dhe patjeter qe ne keto raste, shteti ndjen nje pergjegjesi zyrtare por edhe morale per t'iu gjendur prane qytetarit, gje qe ne e beme me pergjegjesi dhe brenda afateve kohore optimale.
Pati njoftime ne media se kishte patur nderhyrje nga policia sllovake per t'i nxjerre jashte aeroportit pasagjeret. Cfare ndodhi ne te vertete?
Pati, do te thoja, disa keqkuptime mes dy - tre pasagjereve dhe autoriteteve te aeroportit per sa i perket gjuhes se komunikimit mes dy paleve. Me duhet te saktesoj qe ne nje zone te transitit nderkombetar, nuk ekziston mundesia e nxjerrjes jashte te pasagjereve. Perkundrazi, pati sugjerime nga autoritetet qe ata pasagjere te cilet ishin te pajisur me viza Shengen, e kishin mundesine e daljes jashte aeroportit, sipas deshires dhe zgjedhjes se tyre personale. Mendoj se ketu ka ndodhur keqkuptimi, dhe se predispozita nga ana e autoriteteve ishte dashamirese. Ju e pate vete me vone se nuk pati nxjerrje te pasagjereve jashte. Perkundrazi, me te mberritur z. Ceka ne aeroport, pas udhetimit ne mes te nje stuhie debore, ai pati kontakt te drejtperdrejte me autoritetet dhe pasagjeret, te cileve iu ofrua mundesia e akomodimit ne hotel per te kaluar naten te qete, pavaresisht se disa pasagjere nuk deshironin te akomodoheshin. Me sinqeritet, sot ndjehem krenar qe jam pjese e Ministrise se Puneve te Jashtme shqiptare, per kete menaxhim te shkelqyer qe i eshte bere kesaj situate emergjence. Ishte deshmi e qarte se kur qytetari ka nevoje, shteti pergjigjet ne kohe. Besoj se me perfundimin e fluturimit ne Bolonja, perfundon edhe pergjegjesia jone ndaj qytetareve per kete rast.
A duhet te kete penalitete per fajtoret?
Patjeter qe nese ka patur shkelje te procedurave, autoritetet perkatese ne te dy vendet, duhet te hetojne incidentin, te gjejne shkaqet dhe shkaktaret, dhe keta te fundit te perballen me drejtesine e kujtdo vendi qe ka pergjegjesine konkrete. Kjo eshte normale per cdo vend te botes ne cdo situate ku ka shkelje. Por kjo eshte jashte kompetencave te Ministrise se Jashtme. Per ne, prioriteti kryesor ishte siguria dhe menaxhimi i udhetareve gjate kohes se bllokimit ne Bratislave, gje qe besoj se e kemi bere me gatishmeri te plote, pergjegjesi maksimale dhe efikasitet optimal. Marre nga "Ora News"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›