E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli-qeverise: Te prishen ndertimet rreth digave

Ministria e Bujqesise i ka kerkuar qeverise qe te marre masa per prishjen e ndertimeve ne zonen afer digave. Kerkesa vjen si nje reflektim per pasojat qe ka krijuar situata e fundit e permbytjeve ne zonen e Shkodres. Ne 20 vitet e fundit zona e Nenshkodres poshte nivelit te diges se HEC-it te Vaut te Dejes eshte populluar me te ardhura nga zona e Mbishkodres dhe rrethina te tjera. Me pare kjo zone nuk hynte ne vijen e verdhe, duke e perdorur vetem per qellim bujqesore. Per shkak se zona qe mbulohet nga digat eshte konsideruar nga inxhinieret e brishte dhe me rrezik ne periudha afatgjata nga ndryshimet e motit dhe sidomos nga permbytjet. Ndaj dhe kerkesa e Ministrise se Bujqesise lidhet me shmangien e rrezikut njehere e pergjithmone per jetet njerezore, ne nje kohe qe ndryshimet e klimes jane duke gjeneruar raste te papritura. Propozimi per prishjen e ndertimeve rreth baseneve vjen si nje nga masat me prioritare post emergjence civile qe pritet te marre qeveria. Nderkohe dy dite me pare eksperti britanik per digat, Andreu Sheerman-Chase, ka propozuar nje plan veprimi ne tre faza. Emergjente eshte drenazhimi i Drinit dhe Bunes per te shkarkuar shpejt ujin e tepert. Sipas tij duhet permiresuar rrjedha e lumit dhe forcimi i pritave ne zonat kritike. Ndersa si masa afatgjata shihet ripyllezimi i zones dhe menaxhimi i mire te tokes. Nje problem i konstatuar, nga eksperti britanik ishte se, njerezit kane ndertuar ne menyre te paligjshme ne zonat prane digave. Aktualisht Shtabi i Emergjencave ne Shkoder po perllogarit demet per secilen nga familjet, ku perfshihen 2500 shtepi te demtuara, 10.400 ha te permbytura, gjeja e gjalle, prodhimet bujqesore, baza materiale dhe orendite. Ketu perfshihen edhe demet qe u jane shkaktuar bizneseve te ndryshme, si dyqane, lokale apo firma. Qindra shtepi, hektare toke te permbytura apo te tjera pasuri te demtuara ne veri te vendit gjate ketyre diteve nuk jane objekt demshperblimi nga ana e kompanive te sigurimit ne vend, pavaresisht se, uji gati vit per vit vershon ne shtepite e tyre, pavaresisht permasave. Megjithese situata te tilla katastrofike ne te gjithe boten mbulohen nga tregu i sigurimeve, ne Shqiperi niveli i ulet i sigurimit te prones i ka lene ato jashte trajtimit.
Kompensimi i demeve, shumedimensional
Nje grup ekspertesh do te percaktoje skemen e vleresimit dhe kompensimit te demeve te krijuara nga permbytjet ne zonen e Shkodres. Grupi i eksperteve do te kete perfaqesues nga te gjitha ministrite dhe per kete qellim do te ngrihet edhe nje fond i vecante ne buxhetin e shtetit, njoftojne burimet nga Ministria e Financave. Demet do te vleresohen ne kendveshtrim shumedimensional, duke perfshire, shtepite pajisjet, bagetite dhe cdo lloj tjeter demi material qe u krijua. Ne fondin e vecante te financave do te perfshihen fondet e buxhetit te shtetit te parashikuara ne fondin rezerve dhe ndihmat qe qeveria dhe institucione te ndryshme kane dhene perballimin e situates. Qeveria dhe Ministria e Financave ende nuk kane nje fature per demeve krijuar ne zona, pasi vleresimi pritet te behet ne nje faze te dyte pas emergjences, por Ministri i Financave pak dite me pare ne Shkoder ka garantuar se, qeveria do te kompensoje me drejtesi dhe transparence te gjitha demet qe u jane krijuar familjeve dhe bizneseve te zones. Sipas ministrit me ngritjen e nje fondi operacional, cdo dite do te plotesojme te gjitha nevojat, jo vetem per banoret, por edhe per bagetine ne keto zona pasi ky izolim mund te zgjase. Bode eshte shprehur se, shtabi emergjences ka miratuar fondet e nevojshme dhe gjithashtu jane ngritur te gjitha strukturat per shperndarjen e bazes ushqimore edhe ne zonat ku njerezit vazhdojne te qendrojne ne shtepite e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›