E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Dialog politik për strategjinë në gjyqësor

Ai ishte i pranishëm në një inagurim në Gjykatën e Krimeve të Rënda, nga ku ka theksuar se shumica e ligjeve duan shumicë të cilësuar në Parlament, çka sipas Lohan, duhet dialog midis pozitës dhe opozitës. “Sfidë kryesore për Shqipërinë është pavarësia e gjyqësorit, për këtë arsye duhet vullnet nga të gjitha palët. S’ka shtet ligjor të shumicës dhe pakicës. Ndaj, ne mendojmë se për strategjinë e gjyqësorit duhet vullnet të gjerë politik”, theksoi Lohan.Sipas ambasadorit të KE-së, për sistemin gjyqësor duhet një strategji e gjerë dhe gjithëpërfshirëse, ndërsa ka shtuar se “kushtet në Gjykata dhe Prokurori jo të mjaftueshme për efikasitet”.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›