Luante me shkrepëse, djeg shtëpinë
Gjirokastër
Digjet shtëpia, pesë pjesëtarët e një familjeje nga fshati Asim Zeneli mbesin në qiell të hapur. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së enjtes dhe policia lokale bën të ditur se zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga një fëmijë 10 vjeç, djali i pronarit të banesës, Ajet Shehu, duke luajtur me një shkrepëse. Në këtë banesë jetonte edhe një familje tjetër, që fatmirësisht nuk u dëmtua nga flakët e zjarrit. Ndërkohë, mësohet se administrata e Komunës së Antigonesë kanë mundësuar strehimin e përkohshëm, si dhe ka dhënë një ndihmë financiare për të dëmtuarit.
#