E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga e Lazaratit, me mushka drejt bregdetit

Sarandë

Gjenden në pyll 360 kg kanabis sativa. Burime nga policia e Sarandës bëjnë të ditur se lënda narkotike është gjetur në një stan të ngritur në Pyllin e Prodanit, në afërsi të Kakomesë, e  ndarë dhe e ambalazhuar në 18 çanta. Ndërkohë, mësohet se policia ka marrë në pyetje djalin e bariut të stanit, 17-vjeçar, i dyshuar si i përfshirë në trafik. Burimet policore thanë se lënda narkotike ishte transportuar me mushka deri në vendin ku u gjet në pyll. Kjo është përforcuar edhe nga fakti se në afërsi të vendit ku u gjet droga kanë qenë pesë mushka, me të cilat mendohet se është realizuar transportimi nga vendi i "origjinës", Lazarati. Shefi i komisariatit të kufirit, Ilir Gjoça, tha se të gjitha informacionet e grumbulluara deri tani flasin për funksionimin e linjës së prodhimit në Lazarat, ndërkohë që prodhuesit, nëpërmjet rrjetit të tyre në Kakome, kanë synuar transportimin dhe shitjen e saj në Korfuz.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›