E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva greke nuk prek tragetet

Sarandë

Greva treditore e doganierëve grekë ka paralizuar kalimin e automjeteve dhe përpunimin e mallrave edhe në pikëkalimin kufitar të Qafë-Botës. Mësohet se lëvizja në të dy anët e kufirit nëpërmjet kësaj dogane nuk është ndërprerë vetëm për këmbësorët, ndërkohë që nuk lejohet të kalojnë kamionët, autobusët dhe autoveturat. Ndërkohë, Kapitaneria e Portit të Sarandës bën të ditur se greva e doganierëve nuk ka cenuar shërbimin në kontrollin e trageteve që të lëvizin në linjën Sarandë-Korfuz. Kjo, pasi, sipas tij, shërbimi i kontrollit doganor për bagazhet e udhëtarëve është reduktuar, por nuk është ndërprerë plotësisht.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›