Kapet me armë pa leje pasagjeri
Kakavijë
Tenton të kalojë në kufi një pistoletë, pranga pasagjerit të linjës së autobusëve Tiranë–Athinë. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bëjnë të ditur se është ndaluar Sotir Zako, 28 vjeç, lindur dhe banues në Skrapar. Ndalimi i tij është bërë pas një kontrolli në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, nga ku rezultoi se Zako tentonte të kalonte për në Greqi një pistoletë model “54” prodhim kinez dhe 7 fishekë, që i kishte fshehur në një çantë shpine të vendosur në bagazhin e autobusit. I riu u ndalua në Kakavijë rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm.
#