Vidhen për skrap ulluqet e kishës
Elbasan
Vjedhësit ordinerë nuk kanë “kursyer” as shtëpinë e Zotit në qytetin e Elbasanit. “Gjahu” i tyre është bërë kisha e Shën Marisë në lagjen “kala” të qytetit të Elbasanit. Ngjarja është konstatuar nga prifti i kishës, i cili ka treguar se janë vjedhur të gjitha ulluqet e shkarkuesve të ujit prej bakri në pjesën e katit të parë të ndërtesës. Mendohet që malli i vjedhur të jetë shitur për skrap në Metalurgjik. Policia ka shkuar në vendngjarje pas sinjalizimit dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
#