Lohan: Ekipi MIC plotësisht operativ në terren
TIRANE- Ekspertë të Bashkimit Europian me në krye ambasadorin e KE-se në Tiranë Helmut Lohan, u shprehën sot gjatë një takimi me zv.ministrin e punëve të jashtme Selim Belortaja se do të ofrojnë ndihmë për familjet e prekura nga përmbytjet. Ambasadori i KE në Shqipëri Helmut Lohan u shpreh gjatë këtij takimi se Grupi i ekspertëve të BE iu përgjigj menjëherë kërkesës së bërë nga qeveria shqiptare dhe se ekipi i MIC, qëndra e informimit për mbrojtjen civile të Bashkimit Europian, është e vendosur tashmë në terren duke bashkëpunuar me autoritetet shqiptare. Zv.min Belortaja ka falenderuar ekspertët e MIC për reagimin e shpejte ndërsa u shpreh gjatë këtij takimi se qeveria shqiptare është në ndjekje të situatës si pasojë e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës. Sipas Belortajës tashmë vëmendja duhet përqëndruar edhe tek menaxhimi e koordinimi i asistencës së ofruar nga partnerët ndërkombëtarë.(m.a/News24/BalkanWeb)