E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembje dheu në afërsi të urës së Drinit

TROPOJE- Mbrëmjen e sotme është shembur një masiv në afërsi të hidrocentralit të Fierzës duke zënë trasenë e rrugës Qafë Mali-Fierzë. Policia e Bajram Currit ka arritur në vendngjarje, ndërkohë që rruga vazhdon të jetë e bllokuar. Mësohet se shembja e masivit nuk rrezikon urën mbi lumin Drin.Kjo është shembja e dytë brenda ditës së sotme në afërsi të urës së Drinit, ndërkohë që mësohet se janë angazhuar fadroma për pastrimin e dheut.Shkak për shembjen është bërë lagështia nga shkarkimet e digës, që ka vënë shpeshherë në rrezikshmëri edhe urën mbi lumin Drin.Po sot, forca e ujit dëmtoi një këmbë të urës si dhe ka gërruer zhavorrin duke hapur një gropë me diametër 1. 5 mera mbi urë.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›