Rama: Veriu u përmbyt nga korrupsioni
TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar përsëri për situatën e përmbytjeve në Shkodër duke shprehur gadishmërinë e opozitës për ti qëndruar pranë familjeve të përmbytura. Kryesocialisti ka bërë përgjegjës për këtë katastrofë keqqeverisjen dhe korrupsionin.“Nuk e ka fajin as zoti as opozita për ujin që po përmbyt veriun. Opozita po i shërben familjeve të përmbytura, duke thënë të vërteta që nuk mund të përmbyten dot me shpifje. Veriun nuk po e përmbyt zoti por robi, po e përmbyt korrupsioni”- a deklaruar Rama.Kreu i selisë rozë i ka komunikuar Berishës se këtë herë nuk i shpëton dot së vërtetës. Gjithashtu i ka bërë thirrje edhe kryeprokurores Ina Rama të nisë hetimet për këtë katastrofë që mund të ishte shmangur.“Berisha nuk i shpëton dot kësaj përgjegjësie edhe pse prokuroria nuk zgjohet nga gjumi. Zonja prokurore e Përgjithshme sot duam të dimë cdo të ndodhë ende në Shqipëri që prokuroria të shfaqet. Berisha nuk shpëton dot nga e vërteta katastrofike edhe sikur mediat të mbushen me reportazhe për ngrohjen globale. Për Sali Berishën ora e ballafaqimit me të vërtetën kishte ardhur me kohë, por kjo i vuri vulën përgjegjësive të tij”- theksoi RamaGjatë fjalës së tij Rama është shprehur se opozita do të vazhdojë të mbështesë me të gjitha format banorët e zonave të përmbytura, pasi “kjo është politika jonë e fjalëve dhe veprave, e dorës së shtrirë”- duke falënderuar më pas të gjithë ata që janë solidarizuar me këtë katastrofë.(m.a/BalkanWeb)