E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Gerdeci, hetim deri ne fund ceshtjes

Ambasadori i Komisionit Evropian ne Tirane, Helmut Lohan ka publikuar para pak castesh raport-progresin per Shqiperine, ne te cilin pervec kerkeses per plotesimin e standarteve per integrimin e vendit, theksi vihet edhe tek ceshtja e Gerdecit.

“Raporti i KE thote qarte se nevojiten hetime per tragjedine e Gerdecit. Hetimi i kesaj ceshtjeje duhet te shkoje deri ne fund”, ka deklaruar Lohan.

Me tej diplomati i eshte referuar pjeses kushtuar luftes kunder korrupsionit dhe asaj per zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Persa i takon korrupsionit, raporti nenvizon se ka nje bashkepunim te dobet mes institucioneve ne luften ndaj ketij fenomeni. Ndersa sa per zgjedhjet, pergatitjet per to duhet te jene te mireorganizuara”, ka nenvizuar Lohan.

Lidhur me orientimet integruese te Shqiperise, diplomati evropian ka shtuar se, duhen plotesuar disa kushte per marrjen e statusit te kandidatit per ne BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›