Lohan: Kodi të kalojë sa më shpejt
TIRANË – Kreu i Komisionit Europian, Helmut Lohan, ka deklaruar dje se vonesat e shkaktuara nga klasa politike për miratimin e Kodit Zgjedhor, mund të rrezikojnë zgjedhjet e ardhshme. Një deklaratë e tillë është bërë gjatë ditës së djeshme, në një takim të përbashkët me Presidentin Topi. Lohan është shprehur se klasa politike në vend është shumë vonë për miratimin e Kodit e Zgjedhor, duke fajësuar për këto hapa të ngadaltë të gjithë forcat politike në vend. “Jemi vetëm gjashtë muaj përpara zgjedhjeve dhe Kodi Zgjedhor nuk është miratuar ende”, - tha Lohan. Ai kritikoi vonesat në miratimin e këtij Kodi dhe shprehu qëndrimin e tij të palëkundur se ndryshimet duhen bërë në mënyrë urgjente nga klasa politike. “Vonesat s’kanë qenë asnjëherë pozitive”,- është shprehur gjatë takimit të djeshëm, Lohan. Me gjithë thirrjet e vazhdueshme të Komisionit Europian, për miratimin sa më shpejt të Kodit, diskutimet për këtë ligj nuk kanë filluar ende konkretisht.