E Diel, 1 Nëntor 2026

Lohan: “Pavarësia e Gjyqësorit dhe zgjedhjet e lira, të rëndësishme për integrimin”



Ambasadori i Komisionit Europian, Helmuth Lohan, i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të përmbushë në kohë legjislacionin dhe infrastrukturën e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë një interviste televizive, Lohan ka vënë theksin në progres raportin që KE-ja do të bëjë publik në datën 5 nëntor. Ky raport, sipas tij, do të përqendrohet në ty fusha kryesore, në Drejtësi dhe në mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Më 5 nëntor Komisioni Europian do të paraqesë progres-raportin për Shqipërinë. Por do të shfrytëzoja rastin për të theksuar tre faktorët që janë më të rëndësishëm në këndvështrimin tonë. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të mbajë zgjedhje që konsiderohen në përputhje me standardet ndërkombëtare të lira dhe të ndershme. Fusha e dytë që do të doja të përmendja është reforma e Gjyqësorit. Është e nevojshme të garantohet pavarësia, por dhe përgjegjshmëria e gjyqtarëve dhe e prokurorëve në Shqipëri. Legjislacioni duhet të debatohet gjerësisht dhe në mënyrë transparente”, - është shprehur Lohan.
Ambasadori i KE-së gjithashtu ka vënë theksin në domosdoshmërinë e miratimit në kohë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

10 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›