Genjeshtra e ministrit Nishani: "Policia, jo eskorte per Fazllicin"
Deklarata e ministrit të Brendshëm bie ndesh me pamjet filmike. Akuzat e opozitës: Institucionet e shtetit dështuan
Shaban Sulçe
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, nuk hezitoi dje të gënjente në Kuvend, në sytë e deputetëve dhe të të gjithë shqiptarëve, duke deklaruar se asnjë uniformë policie nuk e kishte shoqëruar biznesmenin Damir Fazlliç gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri. Por deklaratat e ministrit Nishani bien ndesh me pamjet televizive në të cilat dukej qartë se shefi i Komisariatit të Rinasit, Urim Rexhepi, ishte në rolin e shoqëruesit eskortë për të dyshuarin e trafiqeve ndërkombëtare, Damir Fazlliç. Madje është mësuar se Rexhepaj dhe efektivë të tjerë të Policisë e shoqëruan deri në autostradë makinën e Fazlliçit gjatë udhëtimit të tij për në Tiranë. Deklaratat e Nishanit bien ndesh gjithashtu edhe me pretendimet e prokurorëve, të cilët dy ditë më parë u ankuan se efektiva të policisë penguan ekzekutimin e urdhrit për ndalimin e Fazlliçit. Kjo ka bërë që opozita të shpërthejë me akuza në drejtim të ministrit të Brendshëm gjatë punimeve të djeshme në Kuvend.
Nishani
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, deklaroi dje në Kuvend se asnjë forcë policore nuk ishte vënë në dispozicion të Damir Fazlliçit. Ai i cilësoi spekulime akuzat e bëra nga media, nga opozita dhe prokurorët, sipas të cilëve punonjësit e policisë kishin qenë në rolin e shoqëruesit për Damir Fazlliçin. “Nuk ka pasur asnjë kërkesë, nuk ka pasur asnjë informacion apo indicie që jeta e Damir Fazlliçit të rrezikohej. Spekulimet që bëhen janë për shkak të punës rutinë të punonjësve të terminalit të Riansit, të cilët janë të detyruar të zbatojnë, për shkak të ligjit, kontrollin dhe ndihmën e kërkuar nga të gjithë shtetasit për kalimin e pikës kufitare, qoftë në hyrje dhe në dalje”. Sipas Zotit Nishani, policia ka kryer vetëm detyrën e saj dhe se nuk do të bjerë pre e politikës në vend. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit socialist, Vangjel Tavo, i cili tha se ekzistojnë filmime që provojnë se Damir Fazlliç është shoqëruar në aeroport nga shefi i Komisariatit Nr. 4 në Tiranë.
Opozita
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, e cilësoi Fazlliçin si njeriun më të akuzuar për krime në Ballkan, ndërsa vizitën e tij si ditën më të zezë të historisë kombëtare. Braçe e akuzoi kryeministrin Berisha se kishte urdhëruar të gjitha institucionet e sigurisë për të marrë në mbrojtje boshnjakun Fazlliç. “Të gjitha institucionet e sigurisë dështuan dje. Me urdhër të kryeministrit institucionet u vendosën në mbrojtje të Damir Fazlliçit. Një komisariat i tërë u vu në shërbim të kriminelit, ndërkohë nuk vuri një polic në mbrojtje të Trebickës”, - tha Braçe. Ai i bëri thirrje prokurorisë të bëjë kallëzim penal për të gjithë ata punonjës të policisë që penguan ekzekutimin e urdhrit për ndalimin e Fazlliçit si dhe të shpallë kërkim ndërkombëtar për atë. Edhe lëvizja “G99” ka reaguar ndaj çështjes së shoqërimit të Fazlliçit nga ana e Policisë së Shtetit. Zëdhënësja e G99-s, Olta Xhacka, tha se “G99-a mendon se është e turpshme që Policia e Shtetit të përdoret politikisht si eskortë e një njeriu, i cili, në rastin më të mirë është veç një qytetar i zakonshëm, dhe në rastin më të keq është një trafikant e sekser aferash të pista në të gjithë Ballkanin e veçanërisht në Shqipëri. Policia e Shtetit mbylli sytë dhe veshët e nuk ndërmori asnjë veprim për t’i ofruar siguri dëshmitarit kyç të Gërdecit, por nxitoi të shërbente si agjenci sigurimi për serbin Fazlliç. Simbolet dhe uniforma e Policisë shqiptare nuk mund të përdoren si mburojë e krimit, sidomos kur ky krim mund të përfshijë sferat më të larta të qeverisë shqiptare. Kush do t’i mbrojë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi prej krimit, kur vetë Policia e Shtetit luan rolin e truprojës për vetë kriminelët?”
10 Tetor 2008