Partitë e vogla janë kundër ndryshimit të Kushtetutës për imunitetin
Meta, Gjinushi e Peçi kundërshtojnë “marrëveshjen PD-PS”. Patozi: “Mbështesim kufizimin e imunitetit të gjyqtarëve”
Eljona Ballhysa
Konferenca e Kryetarëve, gjatë mbledhjes së zhvilluar dje në mesditë, miratoi propozimin e Këshillit për Legjislacionin për hartimin e amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës për kufizimin e imunitetit. Por ky vendim nuk ka gjetur mbështetjen e përfaqësuesve të partive të vogla në Kuvend. Kështu, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi dhe deputeti i PBDNJ-së, Spiro Peçi, kanë kundërshtuar ndryshimin e ri të Kushtetutës, që po realizohet sërish nga bashkëpunimi i dy partive të mëdha. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e partive të mëdha, Bufi dhe Patozi, kanë kundërshtuar ekzistencën e një marrëveshjeje midis këtyre dy partive për kufizimin e imunitetit. Ndërsa Patozi ka shkuar më tej, duke bërë të ditur se PD-ja do të mbështesë dhe kufizimin e imunitetit të gjyqtarëve.
Kundërshtimet
Kreu i PSD-së, Gjinushi, e ka cilësuar nismën për ndryshimin e Kushtetutës për kufizimin e imunitetit të deputetëve, një lojë të re të kryeministrit Berisha. “Ne jemi totalisht kundër çdo iniciative për të ndryshuar sërish Kushtetutën. Dihet që kjo është një lojë e re e Berishës. Është vetë kryeministri ai që duhet ta lërë i parë imunitetin”,- është shprehur Gjinushi. Ndërsa kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka shprehur dyshimet e tij për synimet reale të kësaj nisme. “Pavarësisht se Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur dhe ka qenë e gatshme për të vendosur imunitetin në dispozicion të Drejtësisë, ne shprehim rezervat tona për synimet reale të kësaj iniciative të re të dy partive, PD dhe PS”, - është shprehur Meta.
Po kështu dhe deputeti i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Spiro Peçi, e ka kundërshtuar vendimin për ndryshimin e Kushtetutës, ndërsa ka theksuar se nuk mund të ndryshohet Kushtetuta për çdo debat politik. Nga ana tjetër, dy përfaqësuesit e partive të mëdha kanë bërë të ditur se nuk ka një pakt midis PS-së dhe PD-së dhe se për ndryshimin e Kushtetutës do të merren në konsideratë mendimet e grupeve të interesit. “Procedura që do të ndiqet është procedura që ne kemi modifikuar dhe që kemi vendosur në Rregulloren e Parlamentit, me propozim të PS-së, disa muaj më parë, ku kemi shtuar dy nene, që parashikojnë, së pari një afat kohor të mjaftueshëm, qoftë për diskutimin në publik, qoftë për marrjen e mendimit të të gjitha grupeve parlamentare. Është shumë e rëndësishme që ky problem të zgjidhet me një konsensus sa më të gjerë”,- është shprehur Bufi. “Ne sot kemi një lajm të mirë për qytetarët shqiptarë, sepse nisma e Këshillit për Legjislacionin tani mund të marrë udhë dhe ka garancitë e nevojshme që në Parlamentin shqiptar të arrihet një konsensus gjithëpërfshirës”,- është shprehur Patozi.
Gjyqtarët
Kryetari i deputetëve demokratë ka shtuar në deklaratën e tij se PD-ja do të mbështesë kufizimin e imunitetit edhe për gjyqtarët. “Ne jemi për kufizimin e të gjitha imuniteteve, çdo imunitar në këtë vend nuk duhet të fshihet pas koracës së imunitetit, por duhet të bëhet i barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë të këtij vendi”, - është shprehur Patozi. Por kjo deklaratë e tij është kundërshtuar nga deputeti i PBDNJ-së, Spiro Peçi, i cili është shprehur se Parlamenti nuk duhet të interferojë në punët e sistemit gjyqësor.
10 Tetor 2008