E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruso: Reforma ne drejtesi po ndiqet me vemendje nga BE

Perfaqesues te Komisionit Evropian ne Tirane, kane riperseritur serish se reforma ne drejtesi po ndiqet me vemendje nga BE. Kete radhe deklarata eshte bere nga shefi i sektorit operacional ne Komisionin Evropian, Luixhi Bruso, gjate perurimit te Qendres se Publikimeve Zyrtare. "BE do te vazhdoje te asistoje ecurine e kesaj reforme te rendesishme", u shpreh Bruso. Te gjithe do te kene mundesi tashme, te shohin botimet ligjore dhe te kene dijeni mbi cdo vendim te ri ligjor qe ndermerret. Diten e djeshme, u perurua Qendra e Publikimeve Zyrtare, e cila eshte e pajisur plotesisht me te gjitha botimet ligjore, per me shume transparence ne kete fushe. Hapja e kesaj qendre, u mundesua fale realizimit te projektit prej 400.000 eurosh, te financuar nga Komisioni Evropian. "Do te doja te inkurajoja autoritetet shqiptare, te sigurojne buxhetin e duhur per operimin dhe mirembajtjen e kesaj qendre te rendesishme, qe do te ndihmoje te afroje shoqerine me shtetin", u shpreh Bruso. Para zbatimit te ketij projekti, infrastruktura dhe kushtet e operimit te Qendres se Publikimeve Zyrtare ishin te pamjaftueshme dhe te vjetersuara. Kjo qender, do t'u sherbeje nevojave per botim dhe shperndarje te te gjitha akteve ligjore. te institucioneve shqiptare. Qendra eshte si nje zyre publike informacioni e specializuar ne akte ligjore. Publiku mund ta vizitoje lehtesisht Qendren dhe te kerkoje dekrete te caktuara, ligje apo vendime te Keshillit te Ministrave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›