E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: “Situata politike është e vështirë dhe ndikon në ekonominë e vendit”



Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Helmut Lohan, gjatë fjalës së mbajtur në një takim me përfaqësues të pushtetit gjyqësor, është shprehur se situata aktuale politike në vend është e vështirë. Sipas tij, politika dhe qeveria duhet të bëjnë kujdes, pasi situatat e vështira ndikojnë mbi ekonominë dhe mirëqenien e shtetasve. Me gjuhën e diplomatit Lohan nuk ka ngurruar që ta cilësojë si të vështirë situatën në politikën shqiptare 3 muaj larg zgjedhjeve të përgjithshme. Në fjalën e tij ambasadori i BE-së në Tiranë, Lohan, u shpreh se “situata politike është e vështirë, por unë jam i bindur se fusha e ligjit mbi të drejtën tregtare është një fushë ku të gjitha partitë politike duhet të përpiqen për të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe një mirëkuptim. Pasi kjo është e rëndësishme për bizneset, reaktorët ekonomikë dhe agjentët, por edhe për mirëqenien e qytetarëve të këtij vendi”, - tha Lohan.
Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se mirëpriten të gjitha rekomandimet e projekteve të Bashkimit Europian për përmirësimin e sistemit gjyqësor për çështjet tregtare. Projekti i financuar nga Bashkimi Europian, përfshin plan-veprimin për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe të së drejtës tregtare, rekomandime për ndryshime në Kodin Civil, në fushën e kontratave tregtare, si dhe rekomandime të tjera për ndryshime në Kodin e Procedurës Civile, në mënyrë që të reduktohet kohëzgjatja e proceseve gjyqësore për çështjet tregtare në Shqipëri.

20 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›