Rritet çmimi për vërtetimet dhe paditë në Gjykatë
Tarifat e reja që do të aplikohen nga dita e sotme në Prokurori, Përmbarim dhe te noterët. Zbardhen ndryshimet, të cilat do të rëndojnë më shumë xhepat e qytetarëve
Laureta Rryçi
Tiranë - Qytetarët, nga dita e sotme, do të paguajnë më shumë si për vërtetimet, ashtu dhe për paditë në gjykatë. Udhëzimi më i fundit, që mban firmat e dy ministrave, Ridvan Bode dhe Enkelejd Alibeaj, nis të zbatohet në të gjitha gjykatat e vendit. Tarifat e reja do t’i zbatojnë edhe përmbaruesit, edhe noterët për një sërë shërbimesh. Gazeta “Albania” ka zbardhur të plotë udhëzimin, duke dhënë kështu konkretisht të gjitha tarifat që ndryshojnë sipas shërbimeve. Këto tarifa paguhen në momentin e kryerjes së veprimeve dhe bëhen me anën e pullës për tarifat fikse ose me mandatarkëtim për ato raste kur tarifa është e shprehur me përqindje. Pullat vendosen në çdo kopje të dokumentit të lëshuar, për të gjitha dokumentet që, sipas ligjit, duhet të pajisen me pulla. Dokumentet janë të vlefshme kur pulla është e vulosur nga organi që kryen shërbimin. Për plotësimin e vlerës së pullës për aktet që lëshohen mund të përdoren një ose më shumë pulla, me kusht që ato të plotësojnë vlerën e tarifës.
Rritja
Të gjitha tarifat kanë pësuar rritje. Pothuajse për të gjitha shërbimet, specialistët që kanë hartuar udhëzimin kanë gjykuar se këto tarifa duhet të pësonin një dyfishim. Kështu, nëse deri dje qytetarët paguanin 100 lekë për të marrë një vërtetim, tanimë u duhet të paguajnë dyfishin, pra 200 lekë. I njëjti ndryshim është bërë edhe për vërtetimet që lëshohen nga prokuroria. Sipas statistikave të këtyre dikastereve, në një ditë të vetme ka më shumë se 100 kërkesa për vërtetimeve. Po që nga dita e sotme, për të gjitha çiftet që janë në prag të divorcit për padinë në gjykatë, nga 1500 lekë duhet të paguajnë 3 mijë lekë.
Rregullat e reja
Në rast se personi kërkon kopje të akteve apo dokumenteve të lëshuara nga organet gjyqësore apo noteriale, vlera e pullës është përcaktuar në Shtojcën nr. 1, me kusht që tek akti ose dokumenti të jetë shënuar fjala "kopje". Në rast të kundërt, merret vlera e plotë e tarifës. Tarifa e paguar nuk kthehet kur hiqet dorë nga kryerja e veprimeve gjyqësore apo noteriale. Institucionet përgjegjëse, për vjeljen e tarifave me anën e pullës, planifikojnë dhe porosisin në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve pullat sipas nevojave. Mbi tarifat e shërbimit të përfshira në këtë udhëzim nuk aplikohet TVSH. Këto tarifa aplikohen në çdo rast pavarësisht tarifave të shërbimit, të parashikuara në akte të tjera ligjore apo nënligjore. Për shërbimin e kryer, institucionet përkatëse të gjykatës, Ministrisë së Drejtësisë dhe prokurorisë përfitojnë 10% komision të llogaritur mbi masën e tarifave që kanë arkëtuar dhe kanë transferuar në llogarinë përkatëse të thesarit, ndërsa Posta Shqiptare sh.a. përfiton komision në masën 3%. Tarifat e arkëtuara dhe të derdhura në llogaritë përkatëse të Thesarit i takojnë Buxhetit të Shtetit.
Gjykata dhe Prokuroria
Tarifa për veprime e shërbime që kryhen nga administrata gjyqësore dhe Prokuroria:
Për lëshimin e vërtetimit se personi nuk ka pengesa ligjore për pajisjen me pasaportë për jashtë shtetit - 200 lekë
Për lëshimin nga gjykata të çdo kopje vendimi e çdo dokumenti që kërkohet nga të interesuarit - 200 lekë
Për lëshimin e dëshmisë së penalitetit nga zyrat e gjendjes gjyqësore - 200 lekë
Për legalizimin e akteve të noterisë nga Ministria e Drejtësisë - 200 lekë
Për lëshimin e vërtetimit se ndaj shtetasit nuk është filluar çështje penale nga prokuroria - 200 lekë
Për lëshimin e vendimit të pushimit ose të vendimit të mosfillimit të çështjes penale nga prokuroria - 200 lekë
Për lëshimin e vërtetimit nga gjykata se kërkuesi nuk është në proces gjyqësor - 200 lekë
Kërkesëpadi që paraqiten në gjykatë:
Për pension ushqimor - 0 lekë
Për vërtetim fakti - 200 lekë
Padi për zgjidhje martese - 3000
Padi për pavlefshmëri të veprimeve juridike - 3000
Padi të rrjedhura nga marrëdhënie kontraktore, si dhe për shkaktim dëmi:
Në vleftë deri 100 000 lekë - 3000 lekë
Në vleftë mbi 100 000 lekë - 1 për qind
Padi për pjesëtim pasurie - 3000 lekë
Padi për kthim në punë - 0 lekë
Pranimi i ankimeve kundër vendimeve të gjykatës - 200 lekë
Përmbaruesit
Tarifë për veprime që kryhen nga përmbaruesi gjyqësor:
Për vënien në ekzekutim të vendimeve e titujve të tjerë ekzekutivë me objekt të pavleftësueshëm - 750 lekë
Për vënien në ekzekutim të vendimeve e titujve të tjerë ekzekutivë me objekt të vleftësueshëm:
a) kundrejt shtetasve - 3 për qind
b) kundrejt personave juridikë - 7 për qind
Për lajmërimet dhe veprimet e tjera të përmbaruesit gjyqësor - 200
Për lëshime nga përmbaruesi gjyqësor të çdo lloj akti ose dokumenti të kërkuar nga të interesuarit - 200 lekë
Për vënien në ekzekutim të vendimeve me objekt pension ushqimor - 0 lekë
Noterët
Tarifa e pullës që zbatohet për veprimet që kryhen nga zyrat noteriale:
Përpilimi i testamenteve me akte noteriale - 450 lekë
Depozitimi i testamenteve ollografe - 200 lekë
Prokura (redaktim):
a) të përgjithshme - 200 lekë
b) të posaçme - 200 lekë
Për lëshimin e kopjeve, shkurtime e pjesë të akteve të depozituara në zyrën noteriale - 200 lekë
Vërtetim se kopjet ose shkurtimet e dokumenteve janë të njëjta me origjinalin - 200 lekë
Vërtetim përkthimi dhe vërtetim njësie me origjinalin - 200 lekë
Kontrata për kalim pronësie të pasurisë së luajtshme - 700 lekë
Kontrata për kalim pronësie të pasurisë së paluajtshme - 1000 lekë
Redaktimi i akteve noteriale të ndryshme - 200 lekë
Njoftim dhe kujtesë noteriale ose akte të tjera jashtëgjyqësore - 200 lekë
Legalizim i nënshkrimit të shtetasve në akte të ndryshme - 200 lekë
Pranimi për ruajtje të dokumenteve të personave fizikë dhe juridikë në zyrat noteriale - 300 lekë
Vërtetimi i qenies së një personi dhe qëndrimi i tij në një vend të caktuar - 200 lekë
Kundërshtimi i çekut dhe kambialit (protesta) - 200 lekë
Kontratë qiraje - 200 lekë
Kontratë huaje - 200 lekë
Kontratë sipërmarrje - 200 lekë
Veprime të tjera noteriale - 200 lekë
20 Mars 2009