E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela, kundër “Polit të lirisë”: Nuk ndajmë pikëpamje të njëjta



Avokati Spartak Ngjela, vetëm një ditë pas zyrtarizimit të koalicionit të dytë të djathtë “Poli i lirisë”, ka reaguar dje duke bërë të ditur se partia e tij nuk do t’i bashkohet këtij koalicioni për shkak të pikëpamjeve të ndryshme politike. Duket se Ngjela nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me Nard Ndokën dhe Dashamir Shehin për t’u bashkuar në koalicionin "Poli i lirisë" dhe ka vendosur të dalë i vetëm me partinë e tij në zgjedhje, duke mos përjashtuar ndonjë bashkëpunimin me parti të tjera. Gjatë një konference për shtyp Ngjela tha se ai nuk ndan interesa të përbashkëta me drejtuesit e "Polit të lirisë" dhe si i tillë nuk mund të bëhet pjesë e këtij grupimi.
“Partia Ligj dhe Drejtësi ka vendosur të dalë e vetme në zgjedhje me ndonjë koalicion anësor, sepse ndien dallim në pikëpamje. Deri në këto momente qëndrimi i partisë tonë është ky. Në të njëjtën kohë dua të deklaroj që Partia Ligj dhe Drejtësi ka dalë në skenën politike për të frenuar riardhjen e socialistëve në pushtet dhe të shpëtojë të djathtën duke e ristrukturuar brenda nocioneve të reja, pas goditjes së rëndë që i solli qeverisja aktuale”, - është shprehur Ngjela.

20 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›