Shtëpia e çiftit Bekam, për miqtë Kruis
Dejvid Bekam do të qëndrojë në Milano deri në fund të kontratës. Më pas do të kthehet në SHBA, ku do të luajë për finalen e kampionatit me “Los Angeles Galaxy”, për t’u rikthyer sërish në Itali me Milanin. E ardhmja e tij, megjithatë, duket se është në Itali dhe për këtë arsye po menon të shesë vilën luksoze në Beverli Hills. Kjo vilë prej kohësh është në qendër të vëmendjes të çiftit të miqve të tyre Tom Kruis dhe Keiti Holms. Ata dëshirojnë ta bëjnë të tyren këtë ndërtesë, për ta pasur si një strehë të çasteve intime kur do t’u duhet të ndalen në SHBA. Gjithçka duket e përkryer, pasi edhe për Dejvidin dhe Viktorian do të ishte një zgjidhje komode nëse do t’u duhet të bëjnë ndonjë vizitë në këtë vend. Sa keq që akoma nuk është arritur një marrëveshje për çmimin! Bekamët e kanë blerë vilën në vitin 2007 për 22 mijë dollarë. Kruisët, në këtë periudhë krize, duan ta marrin për vetëm 13 mijë dollarë.
19 Mars 2009