Digjet banesa, humb jetën një foshnjë, por shpëton motra 5-vjeçare
20/03/2009 Familjarët kishin lënë ndezur sobën e druve, ndërsa fëmijët flinin
TEPELENE- Një vogëlush 18 muajsh humbi jetën, ndërsa motra e tij 5-vjeçare arriti të shpëtojë falë ndërhyrjes së banorëve të fshatit Lekdush, 28 kilometra larg qytetit të Tepelenës, si pasojë e flakëve të zjarrit që ka përfshirë banesën e tyre. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut të Gjirokastrës, konfirmuan për gazetën “Metropol” se, "zjarri ra në banesën e shtetasit Aleksandër Bega, rreth orës 08.00". Sipas burimeve, zjarri u evidentua nga një banor i fshatit, i cili ka njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, por për fat të keq vogëlushi 18 muajsh nuk ka arritur të shpëtojë, si pasojë e mungesës së ajrit, ndërsa vajza pesëvjeçare ndodhet në spitalin civil të qytetit të Teplenës, jashtë rrezikut për jetën. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se shkaku i zjarrit në banesën e shtetasit A. Bega, ka qenë soba prej druri, e cila ishte lënë e ndezur, kur fëmijët ishin në gjumë. Banorët e fshatit Lekdush nuk gjejnë fjalë për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën në mënyrë aksidentale një foshnje. Ata shprehen se, kryefamiljari jetonte me qira në këtë shtëpi të rënduar prej shumë vitesh. “Gjëma që pësoi Aleksi është e rëndë, si për të, ashtu edhe për të shoqen”, shprehet e përlotur një e moshuar, e cila kishte dalë nga banesa e saj për të parë nga afër tragjedinë e bashkëfshatarit. “Ndërkohë, dëshmitari i ngjarjes, që arriti të shpëtojë nga kthetrat e vdekjes vogëlushen pesëvjeçare, thotë se, flakët e zjarrit ngjasonin me tymin e oxhakut, por në një çast të vetëm zjarri shpërtheu si vullkan, duke djegur brenda disa minutave të gjithë strukturën prej druri të çatisë shumëshekullore”. I alarmuar, dëshmitari që preferon të ngelet anonim, ka vrapuar drejt banesës për të nxjerrë prej zjarrit vajzën. “Ka qenë vajza që më ka njoftuar se brenda shtëpisë ndodhet vëllai i saj, por pavarësisht ndërhyrjes, jeta e tij kishte mbaruar”, të thotë dëshmitari, banor i fshatit.