Lohan: “Traktati i komunitetit do t i lejojë Shqipërisë të përparojë më tej në rrugën drejt BE”
Autori i Lajmit: red.
Ambasadori i Komisionit Evropian në Shqipëri, Helmut Lohan, kërkoi të hënën që "dimensioni social i komunitetit energjetik të vendoset në nivele më të larta". Këtë deklaratë ambasadori Lohan e bëri në Forumin e Parë të Komunitetit të Energjisë, i cili zhvilloi punimet në ambientet e hotelit “Sheraton” në Tiranë. Punimet e këtij forumi i përshëndeti dhe kryeministri Berisha, ndërkohë që të pranishëm ishin përfaqësuesit më të lartë të vendeve të rajonit. Në fjalën e tij, ambasadori Lohan u shpreh se "dimensioni social i komunitetit të Bashkimit Evropian është një realitet që bazohet mbi standarde". Duke iu drejtuar përfaqësuesve të vendeve të pranishme në këtë forum, ambasadori Lohan u shpreh se "ajo që do të arrihet në këtë drejtim do t i lejojë vendet tuaja që të progresojnë më tej në rrugën drejt BE". "Pjesëmarrja e lartë në këtë forum dëshmon angazhimin tonë në zhvillimin e dimensionit social të komunitetit energjetik. Ne synojmë të krijojmë një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe Komisioni Evropian beson se progresi i vërtetë në këtë fushë mund të arrihet vetëm nëse vendosim balancën e duhur mes eficencës ekonomike dhe drejtësisë sociale", - u shpreh ambasadori Lohan. Sipas tij, "traktati i komunitetit energjetik garanton liberalizimin e tregjeve energjetike në linjë me standardet evropiane".
Ky lajm është publikuar: 19/11/2008