Itali, gati ligjet për rritjen e sigurisë
Duket se rasti i fundit i goditjes së Berluskonit ka bërë që qeveria italiane të planifikojë masa të reja në mbrojtje të figurave politike. Një ndër to është edhe ndërhyrja kundër sajteve të internetit që ndjellin urrejtje.
Dje, Kryeministri miliarder dhe manjati mediatik i Italisë ka vazhduar të qëndrojë në spital, ku po kurohet për hundën e frakturuar, për dhëmbët e thyer dhe për traumën shpirtërore që pësoi pas tronditjes së të dielës. Sipas mjekut të tij, Kryeministri ka nevojë për dy javë pushim. Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Maroni, tha se kabineti qeveritar do të marrë masa të menjëhershme për sigurinë e italianëve dhe të liderëve të tyre. Duke cituar rrezikun e një përshkallëzimi të spirales së sulmeve e dhunës dhe duke zhveshur forcat e sigurisë nga çdo akuzë e mundshme në lidhje me incidentin, Maroni ka thënë se qeveria ka marrë në konsideratë "errësimin" e atyre sajteve të internetit që ndjellin dhe promovojnë urrejtje. Pritet gjithashtu edhe një ligj i ri për grumbullimet masive në vende publike. Ndërkaq, po dje goditësi i Berluskonit i ka kërkuar falje Kryeministrit për goditjen, por gjithsesi u ka pohuar hetuesve se "e urrente" Berluskonin, "njeriun që po shkatërron Italinë dhe jam kundër çdo gjëje që ai thotë". Për sa i përket situatës së Berluskonit, thuhet se morali i tij është rënduar shumë pas kësaj goditjeje dhe sipas disa burimeve të brendshme nga spitali, thuhet madje se Berluskoni ka pyetur një prift që i bëri një vizitë se përse e urrenin kaq shumë sa ta qëllonin. Ministri i Brendshëm gjithashtu e ka cilësuar sulmin të paramenduar, edhe pse vetë goditësi e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se ishte nisur thjesht nga mbresat personale për Kryeministrin. Sipas Maronit, shkak ishte situata e urrejtjes që ishte gjeneruar ndaj Kryeministrit gjatë gjithë këtyre muajve të fundit, sidomos nga shtypi i majtë italian. Por, ditët e fundit, duket se italianët kanë krijuar sërish simpati për Kryeministrin e goditur dhe pikërisht në një moment kur sipas sondazheve të fundit popullariteti i tij kishte pësuar një rënie të ndjeshme. Një nga personat që e ka inkurajuar Berluskonin për trimërinë e treguar në shesh, duke mos e dhënë veten, është edhe Kryeministri rus, Putin.