E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për krime luftë në Gaza

Qeveria izraelite ka lëshuar dje një paralajmërim plot inat në lidhje me rrezikun e marrëdhënieve me Britaninë e Madhe, për shkak të lëshimit të një fletarresti të Londrës ndaj lideres së opozitës hebreje dhe ish-ministres së Jashtme, Livni. Bëhet fjalë për një fletë arresti të një gjykate britanike të lëshuar gjatë fundjavës nën akuzën e krimeve të luftës të kryera në Gaza në fillim të këtij viti nga ana e izraelitëve. Me urdhër të Kryeministrit Naranjahu, ministri i Jashtëm izraelit i ka kërkuar sqarime të hollësishme në lidhje me çështjen ambasadorit britanik. Ndërkaq, ministria ka bërë të ditur se e refuzonte urdhrin e gjykatës ndaj lideres së opozitë, veprim që sipas hebrejve ishte mbështetur nga elementë radikalë. Në dokumentin e ministrisë izraelite i bëhej thirrje qeverisë britanike që "njëherë e përgjithmonë të përmbushte premtimet për të parandaluar çdo lloj abuzimi të sistemit ligjor kundër Izraelit dhe qytetarëve të tij nga ana e elementëve antiizraelitë". Në deklaratë thuhej edhe se marrëdhëniet mes të dyja vendeve do të dëmtoheshin nëse nuk do të viheshin gjërat në vend. Nga ana e saj, Livni ka anuluar një vizitë që duhet të bënte në Britani. Ajo vetë ka deklaruar se ishte krenare për rolin që kishte në operacionin kundër Gazës, në të cilin humbën jetën 1400 civilë palestinezë dhe rreth 300 fëmijë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›