Lohan ngre alarmin: Zgjedhjet, test për Shqipërinë
Kreu i Delegacionit të Komisionit
Evropian në Tiranë,
Helmut Lohan, ka
thyer heshtjen e gjatë
duke i kujtuar politikës shqiptare
që të nisin menjëherë përgatitjet
për zgjedhjet parlamentare. Duke
folur në një aktivitet në lidhje me
ecurinë e biznesit, kryediplomati i
Bashkimit Evropian në Shqipëri ka
përsëritur qëndrimin e Brukselit se
"zgjedhjet e këtij viti janë një gur
prove për ecurinë e Shqipërisë në
rrugën e integrimit evropian". Ambasadori
Lohan, ka deklaruar se
suksesi i zgjedhjeve parlamentare,
pra mbajtja në mënyrë të
ndershme dhe të lira e procesit elektoral është jetik për zhvillimin
politik të vendit por edhe të biznesit.
Kjo deklaratë e kreut të delegacionit
të BE-së në Tiranë, bëhet
pasi kanë nisur akuzat e opozitës
për një dyshim të manipulimit me
anë të kartave të identitetit. Lohan
u ka bërë thirrje edhe klasës
së biznesmenëve që të bëhen
pjesë e lobingut për mbajtjen e
zgjedhjeve të lira.
Ambasadorët
Në nëntor të vitit të shkuar,
ambasadorët e shteteve të Bashkimit
Evropian, të akredituar në
Tiranë, kanë lëshuar një "dush të
ftohtë" ndaj politikës shqiptare
dhe veçanërisht ndaj qeverisë e
mazhorancës, duke i bërë thirrje
që ta lexonin drejt dhe pa "hile"
progres-raportin e Komisionit
Evropian për Shqipërinë, që u
shpërnda më 5 nëntor. Në një deklaratë
të shkurtër, që u shpërnda
nga ambasada franceze, vend
i cili kishte Presidencën e Bashkimit
Evropian, theksohen fjalë
mjaft të forta dhe më shkoqur se
progres-raporti, i cili flet me një
gjuhe diplomatike. Në deklaratën
e ambasadorëve të BE-së
theksohet se "Këshilli i Ministrave
i BE-së, në dhjetorin e vitit
2006, bëri të ditur se progresi i
vendeve të Ballkanit drejt BE-së
do të varet nga plotësimi i kushteve
të nevojshme. Çdo vend do
të gjykohet sipas meritës së tij.
Dhe këto kushte nuk përbëjnë
vetëm adoptimin e legjislacionit
të BE-së, por edhe zbatimin e tij.
Progres-raporti i BE-së për Shqipërinë
konfirmoi progresin, por
nënvizoi nevojën e miratimit të
reformave kyçe, përfshirë edhe
atë elektorale, me anë të një konsensusi
të gjerë". Më poshtë, deklarata
e diplomatëve të vendeve
anëtare të BE-së, të akredituar në
Tiranë, "përkthen shqip" dokumentin
e Komisionit Evropian, i
cili iu dorëzua krerëve të shtetit
shqiptar nga ambasadori Helmut
Lohan. Deklarata e diplomatëve
të vendeve të BE-së ka qenë një
fshikullim politik ndaj komenteve
jo serioze që iu bë progresraportit
nga politika shqiptare. Në
këtë dokument sqarues theksohet
se "shqetësimet më serioze vihen
re në disa sektorë kyçë të jetës
së vendit. Në administratën publike
duhet rritur pavarësia, eficenca
dhe emërimi në bazë të meritave
të shërbimit civil. Një nga sfidat
kyçe për Shqipërinë është
forcimi i kapacitetit administrativ.
Evropian në Tiranë,
Helmut Lohan, ka
thyer heshtjen e gjatë
duke i kujtuar politikës shqiptare
që të nisin menjëherë përgatitjet
për zgjedhjet parlamentare. Duke
folur në një aktivitet në lidhje me
ecurinë e biznesit, kryediplomati i
Bashkimit Evropian në Shqipëri ka
përsëritur qëndrimin e Brukselit se
"zgjedhjet e këtij viti janë një gur
prove për ecurinë e Shqipërisë në
rrugën e integrimit evropian". Ambasadori
Lohan, ka deklaruar se
suksesi i zgjedhjeve parlamentare,
pra mbajtja në mënyrë të
ndershme dhe të lira e procesit elektoral është jetik për zhvillimin
politik të vendit por edhe të biznesit.
Kjo deklaratë e kreut të delegacionit
të BE-së në Tiranë, bëhet
pasi kanë nisur akuzat e opozitës
për një dyshim të manipulimit me
anë të kartave të identitetit. Lohan
u ka bërë thirrje edhe klasës
së biznesmenëve që të bëhen
pjesë e lobingut për mbajtjen e
zgjedhjeve të lira.
Ambasadorët
Në nëntor të vitit të shkuar,
ambasadorët e shteteve të Bashkimit
Evropian, të akredituar në
Tiranë, kanë lëshuar një "dush të
ftohtë" ndaj politikës shqiptare
dhe veçanërisht ndaj qeverisë e
mazhorancës, duke i bërë thirrje
që ta lexonin drejt dhe pa "hile"
progres-raportin e Komisionit
Evropian për Shqipërinë, që u
shpërnda më 5 nëntor. Në një deklaratë
të shkurtër, që u shpërnda
nga ambasada franceze, vend
i cili kishte Presidencën e Bashkimit
Evropian, theksohen fjalë
mjaft të forta dhe më shkoqur se
progres-raporti, i cili flet me një
gjuhe diplomatike. Në deklaratën
e ambasadorëve të BE-së
theksohet se "Këshilli i Ministrave
i BE-së, në dhjetorin e vitit
2006, bëri të ditur se progresi i
vendeve të Ballkanit drejt BE-së
do të varet nga plotësimi i kushteve
të nevojshme. Çdo vend do
të gjykohet sipas meritës së tij.
Dhe këto kushte nuk përbëjnë
vetëm adoptimin e legjislacionit
të BE-së, por edhe zbatimin e tij.
Progres-raporti i BE-së për Shqipërinë
konfirmoi progresin, por
nënvizoi nevojën e miratimit të
reformave kyçe, përfshirë edhe
atë elektorale, me anë të një konsensusi
të gjerë". Më poshtë, deklarata
e diplomatëve të vendeve
anëtare të BE-së, të akredituar në
Tiranë, "përkthen shqip" dokumentin
e Komisionit Evropian, i
cili iu dorëzua krerëve të shtetit
shqiptar nga ambasadori Helmut
Lohan. Deklarata e diplomatëve
të vendeve të BE-së ka qenë një
fshikullim politik ndaj komenteve
jo serioze që iu bë progresraportit
nga politika shqiptare. Në
këtë dokument sqarues theksohet
se "shqetësimet më serioze vihen
re në disa sektorë kyçë të jetës
së vendit. Në administratën publike
duhet rritur pavarësia, eficenca
dhe emërimi në bazë të meritave
të shërbimit civil. Një nga sfidat
kyçe për Shqipërinë është
forcimi i kapacitetit administrativ.