Plagosen tre turq në Thumanë
Aksidenti
Një fuoristradë me targa të Tiranës ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Thumanë të Krujës dhe për pasojë janë plagosur tre shtetas turq që udhëtonin me këtë mjet. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kur turqit, të cilët punojnë në Shqipëri, udhëtonin në drejtim të veriut të vendit. Automjeti i tyre ka dalë nga rruga në një segment që po rikonstruktohet dhe ku mungon sinjalistika. Policia tha se tre shtetasit e huaj kanë pësuar plagë të rënda dhe janë dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
#