E Diel, 1 Nëntor 2026

PD, Mëhilli: Pavarësisht trillimeve të çetës së bllokmenëve të rinj të PS, vizat do të hiqen brenda 6 mujorit të parë të 2010-ës

Zëdhënësja e PD-së bën me dije se çeta e bllokmenëve nuk do mund të bllokojë procesin e pakthyeshëm të liberalizimit të vizave Partia Demokratike reagoi sot përmes zëdhënëses Erla Mëhilli, lidhur me akuzat dhe sulmet e përditshme të brezit të dytë të nomeklaturës komuniste, për liberalizimin e vizave. Selia blu, garanton të gjithë qytetarët shqiptarë se vendimi për hyrjen e Shqipërisë në zonën “Schengen”, do të merret brenda 6 mujorit të parë të 2010-ës.  “Partia Demokratike dhe mazhoranca aktuale gjatë fushatës elektorale u premtuan shqiptarëve në mënyrë të përsëritur, se vizat do të hiqen brenda vitit të parë të këtij mandati dhe gjatë kësaj periudhe Qeveria po përmbush me dhjetra akte, vendime e qëndrime, detyrime të vendit këto për heqjen e vizave. Por këto ditë Edvin Rama dhe çeta e bllokmenëve të rinj, pasi i kanë kërkuar Brukselit në mënyrë të përsëritur mos heqjen e vizave për Shqipërinë e Shqiptarët, shpifin e trillojnë çdo ditë për Qeverinë dhe pastaj fërkojnë duart nga gëzimi që u jep….. shpifja e tyre”, u shpreh Mëhilli.Ajo nënvizoi se Partia Demokratike u deklaron këtyre bllokmenëve që kanë uzurpuar pa asnjë meritë kreun e Partisë Socialiste, se gëzimi i tyre do të jetë shumë i përkohshëm dhe se pavarësisht shpifjeve e trillimeve të tyre, premtimi i mazhorancës do të bëhet realitet ashtu siç është deklaruar, ndërsa ju do t’u mbetet shpirti i zi i paraardhësve tuaj biologjik e historik të cilin e manifestoni çdo ditë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›