Loja e vendimeve, grabitet për herë të dytë prona e Komunitetit Mysliman
Zbulohen vendimet kontradiktore të qeverisë për truallin në qendër të Tiranës. Pronarët e kishin fituar të drejtën për ta rimarrë pronën që më 19 dhjetor 2007
Ervin KOÇI
“Loja” me pronën në qendër të kryeqytetit, e cila i përket Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe familjes Kika, ka nisur shumë më herët, me qëllimin për ta bllokuar atë. Qeveria ka shkelur me të dyja këmbët, në mënyrë tepër flagrante, vendimet që ajo i ka marrë vetëm dy vite më parë në lidhje me këtë pronë. Me urdhër të kryeministrit Berisha është kërkuar vetëm para pak kohësh mbyllja sa më shpejt e procedurave për shtetëzimin e pronës në qendër të kryeqytetit, duke ua hequr të drejtën për administrimin e saj pronarëve të ligjshëm që e kishin fituar atë me anë të një vendimi të qeverisë më 19 dhjetor të vitit 2007. Por edhe pse vendimi i vitit 2007 ua njihte të drejtën e pronës në qendër si Komunitetit Mysliman, ashtu dhe familjes Kika, një vendim i fundit i qeverisë, i marrë para pak kohësh, e tjetërson pronën që u është kthyer pronarëve të ligjshëm, duke e bërë atë shtetërore. Gazeta “Albania” ka siguruar një dokument të fundit me anë të të cilit konfirmohet vullneti i qeverisë për ta bllokuar këtë pronë me qëllim që ta rihedhë atë në ankand për ta privatizuar sipas oreksit të kryeministrit. Për këtë veprim është angazhuar direkt, me urdhër të kryeministrit Berisha, sekretari i tij Gjergj Lezhja, i cili ka kërkuar nga zyrat e Hipotekës dhe të AKKP-së, pikërisht likuidimin sa më të shpejtë të procedurave të kësaj prone dhe kthimin e saj në shtetërore, duke ua grabitur kështu për së dyti pronarëve të ligjshëm.
Vendimi sekret
Vendimi i qeverisë për grabitjen e pronës në qendër të Tiranës ka kaluar në mënyrë tepër sekrete, duke shmangur procedurat. Një gjë e tillë duket në dokumentin që ka siguruar gazeta “Albania”, sipas të cilit, Këshilli i Ministrave ka kërkuar në mënyrë urgjente nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë që të ndryshojë pronësinë e truallit në qendër të Tiranës. Vendimi, që mban datën 14 tetor 2009, nuk është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, duke shkelur kështu dhe ligjin “Për informimin publik”, sipas të cilit, të gjitha vendimet e qeverisë duhet të bëhen publike në sajtet elektronike. Në një shënim që përmban dokumenti i siguruar nga gazeta bëhet e qartë se qeveria ka synuar të kapërcejë çdo hap ligjor në ndryshimin e destinacionit të pronës në qendër dhe duke e shtetëzuar atë sërish. Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Gjergj Lezhja, ia ka dërguar një mesazh me shkrim që mban datën 29 tetor 2009, strukturave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku kërkohet që të mbyllet procesi brenda dy ditësh. Kjo përkon me përplasjen që u regjistrua mes pronarëve dhe Inspektoratit Kombëtar të Ndërtimit, e cila vazhdoi për tre net me radhë, deri në mbylljen e gropës dhe kthimin në lulishte të pronës së familjes Kika dhe Komunitetit Mysliman.
Kontradiktat e qeverisë
Kryeministri Berisha ka kundërshtuar vendimet që ai vetë i ka marrë, me qëllim dëmtimin e pronarëve dhe investitorëve të ligjshëm të truallit në qendër të Tiranës. E vërteta është krejt ndryshe nga ajo që kryeministri deklaroi në mbledhjen e fundit të qeverisë, pasi prona jo vetëm që nuk ka qenë shtetërore, por ajo u është njohur dhe nga qeveria e parë e zotit Berisha si pronë e pronarëve të ligjshëm. Këtë e tregon vendim i Këshillit të Ministrave që mban datën 19.12.2007 dhe që kompensonte Komunitetin Mysliman me një sipërfaqe prej 1185 metrash katrorë, pikërisht në mes të Tiranës. Por vendimi, i cili është marrë nga kryeministri Berisha, është zhdukur edhe nga faqja e Kryeministrisë, edhe pse është detyrim ligjor për t’u publikuar. Më tej, pronari legjitim, pra Komuniteti Mysliman, e ka regjistruar këtë pronë në Hipotekë pikërisht në datën 14 janar 2008. Por “bujaria” e kryeministrit Berisha nuk ka zgjatur shumë, pasi ai do të nxirrte një tjetër vendim një vit më pas, dhe pikërisht atë të datës 24.10.2009, me anë të të cilit truallin që ia kishte dhënë Komunitetit Mysliman ia merrte sërish. Tashmë këtë sipërfaqe toke Berisha ia kalon për kompensim AKKP-së, që më pas ta nxjerrë në ankand duke e shitur me 2000 euro metrin katror.
Grabitja e pronës, Selim Muça u drejtohet me një letër krerëve të qeverisë
Grabitja e pronës së Komunitetit Mysliman për të dytën herë pas regjimit komunist ka bërë që kreu i tij, Selim Muça, t’u drejtohet me anë të një letre të hapur krerëve më të lartë të shtetit. Ai ka kërkuar prej tyre sqarimin në lidhje me dhënin dhe më pas rimarrjen e truallit në qendër të kryeqytetit, i cili i përkiste këtij komuniteti fetar. Kryetari Selim Muça, në ankesën e tij zyrtare, shkruan: “Shfuqizimi i vendimit të vitit 2007 për ne ishte një bombë që na goditi rëndë dhe nuk e kuptojmë nga na erdhi”. Sipas kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, “problemi i kësaj prone për mbarë komunitetin është shumë shqetësues, befasues dhe i papritur”. Ai vijon më tej në letrën e tij se “kryeministri Berisha, në vitin 2007 na e njohur të drejtën e kësaj prone duke na e kthyer atë, por tani, në vitin 2009, na e merr përsëri”. Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar e ka mbyllur letrën e tij duke ngritur pyetjen: “Përse ka një luftë kaq të madhe nga ana e qeverisë ndaj komuniteteve fetare në përgjithësi dhe ndaj atij mysliman në veçanti, duke bërë që të mbetet një shije shumë e hidhur te të gjithë besimtarët myslimanë në lidhje me këtë mosmarrëveshje?”.
Vlera e truallit në qendër, 2.2 milionë euro, jo 112 milionë
Kryeministri Berisha ka treguar dy ditë më parë edhe paaftësinë e tij për të bërë llogari matematikore kur ka llogaritur vlerën e truallit në qendër të Tiranës, për të cilin vijon bllokimi nga ana e shtetit. Sipas kryeministrit Berisha, prona në qendër të kryeqytetit, e cila po kërkohet nga pronarë që kanë falsifikuar dokumentet, ka një vlerë që shkon në 112 milionë euro, sikur ai të shitej me 2000 euro për metër katror. Por, në fakt, trualli, që ka një sipërfaqe prej 1185 m2, kap një vlerë vetëm prej 2.2 milionë eurosh, dhe jo aq sa pretendon kryeministri, i cili kërkon ta hedhë këtë pronë në ankand. Me këto vendime që kundërshtojnë njëra-tjetrën kryeministri Berisha nuk ka qëllim tjetër veçse të pengojë zhvillimin ekonomik dhe të zgjerojë më tej kaosin që mbizotëron në çështjen e pronave. Këtë e tregon edhe indiferenca e qeverisë për të dëgjuar zërin e ish-pronarëve, si dhe mungesa e përpjekjeve për të kompensuar këtë shtresë. Krahas kësaj, qeveria, me gjithë premtimet e bëra, e ndërlikon edhe më tej çështjen e pronave duke u futur në konflikt me pronarët e ligjshëm dhe duke kërkuar zaptimin e pronave private.
Balla: “Berisha po zapton pronat e shqiptarëve”
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar dje kryeministrin Sali Berisha se po zapton në mënyre të jashtëligjshme pronat në të gjithë vendin. “Nga Kakomeja në Jalë, nga Porto Romano në Gjirin e Lalzit, nga Orikumi në Borsh e në qendrën e Tiranës, duket se është bërë e pamundur që të kalojë qoftë dhe një ditë pa nxjerr në shesh një tjetër skandal e një tjetër abuzim që jo rastësisht kanë gjithnjë si emërues të përbashkët ministrat, djemtë dhe vajzat, dhëndurët e sekserët e familjes që drejton sot vendin”, - theksoi Balla gjatë një konference shtypi. Ai shton se Parlamenti miraton ligje në interes të familjes, ndërsa akuzon Policinë e Shtetit se ushtron dhunë ndaj banorëve që kërkojnë të drejtën e tyre në Orikum. Balla shtoi se “Partia Socialiste denoncon po ashtu situatën kaotike që mbizotëron në lidhje me ligjin për pronat”. Sipas tij, “nuk ka më asnjë dyshim se kaosi që rrethon çështjen e pronave është pjesë e një projekti të mbrapshtë e të mirëmenduar që i lejon familjes në pushtet dhe aventurierëve e sekserëve të saj të përfitojnë në mënyrë abuzive. Është pikërisht ky kaos që u lejon sekserëve të familjes Berisha të përfitojnë toka në Orikum, Lalz e gjetkë, ndërsa qytetarët e thjeshtë duhet të ruajnë pronat se mos ua merr Saliu”.
6 Nentor 2009