Tirana djersit kundër Luzit
Tirana nuk e pati aspak të thjeshtë të kualifikohej në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë me modestët e Luzi 2008. Madje në “Selman Stërmasi” u zhvillua një ndeshje e tensionuar, ku mesfushori i njohur i Tiranës u largua me karton të kuq në minutën e 43-të, kur rezultati ishte 1-0 për bardheblutë pas golit të Migen Memellit në minutën e 18-të. Andi Lila me penallti (67’) dhe Jetmir Sefa (72) vulosën shifrat 3-0, që sollën edhe kualifikimin e 13-herë fituesve të Kupës së Shqipërisë pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 3-1 në favor të Luzit.
Skënderbeu-Skrapari 9-5
Spektakël në Skënderbeu-Gramozi 9-5. Ashtu si ndeshja e parë: Skrapari-Skënderbeu 5-3. Në dy takime 22 gola, 11 gola për ndeshje. Një rekord botëror. Unikal. Nuk ka ndodhur askund tjetër. Në stadiumin “Skënderbeu” brenda 90 minutave u shënuan 14 gola: 1 gol në çdo 6.5 minuta. Ja dhe autorët e golave. për Skënderbeun: Frashëri 25’, Guerrib 30’, 35’, 43’, Kokona 51’, Kokona 53, Frashëri 65’ , Guerrib 71’, Djarmati 81’. Për Skraparin: Braho 61’, Braho 67’, Braho 73, Kërnaja 75’, Braho 85’
Dinamo – Mamurrasi 2-0
Dinamo vuajti jo pak përballë Mamurrasit të Kategorisë së Dytë, pavarësisht se kryesuesja e Superligës fitoi 2-0. Bekim Kuli në 53’ me penallti dhe Gerhard Progri në të 88’ firmosën golat e 13-herë fituesve të Kupës së Shqipërisë.
Elbasani – Kamza 0-0
Elbasani e vetësakrifikua në Kupën e Shqipërisë me Kamzën pasi paraqiti në “Ruzhdi Bizhuta” një formacion të dorës së dytë. Ndeshja e kthimit e Kupës së Shqipërisë përfundoi 0-0, ndërkohë që takimi i parë kishte përfunduar 2-1 për Kamzën. Kamza u kualifikua për në turin e dytë.
Gramozi – Luftëtari 4-1
Gramozi e kishte mbyllur kualifikimin qysh në ndeshjen e parë në Gjirokastër kur kishte fituar 3-1. Takimi në Ersekë ishte thjesht një formalitet. Kosovari Hyseni shënoi një tripletë: 25’, 30’, 44’, ndërsa Metani kompletoi pokerin në minutën e 64-të. Grabova në të 83’ shënoi golin e nderit për Luftëtarin. Gramozi u kualifikua në turin e dytë.
Shkumbini - Memaliaj 2-0
Shkumbini u paraqit me lojtarë të U-19 në ndeshjen kundër Memaliaj, pasi ndeshjen e parë peqinasit e kishin fituar në transfertë 2-1. Për skuadrën e Kristaq Miles shënuan Mustafaj 20 dhe Muçaj 24’. Shkumbini vazhdon në aventurën e në turin tjetër.
Teuta – Vlora 1-0
Teuta zhvilloi një test kontrolli me Vlorën e Kategorisë së Dytë. Pas fitores 2- në tavolinë, skuadra durrsake fitoi 1-0 në “Niko Dovana”, falë golit të Rakipit (44’) e dytë të Kupës së Shqipërisë.
Kupa, Besa - Pogradeci 1-0
Besa fitoi edhe ndeshjen e kthimit me një gol diference me Pogradecin. Pas fitores 3-2 në transfertë 3-2, Besa e Shpëtim Duros fitoi 1-0 në fushën e Luzit falë golit të Bruno Okshtunit në minutën e 22-të.
Apolonia-Bilishti 7-0
I vetmi që e kishte marrë seriozisht këtë takim ishte trajneri boshnjak i Apolonisë, Esad Karishik. Edhe pse kishte humbur 3-1 në Bilisht, devollinjtë e Spartak Merakut erdhën në “Loni Papuçiu” për të kryer formalitetin. Apolonia fitoi 7-0 me Bilisht Sport të ardhur për turizëm në Fier. Lista e golashënuesve të skuadrës fierake është e gjatë: Ribaj 3’, Bërkiç 17’, Ribaj 30’ Sead Haxhibuliç 32’, Sead Haxhibuliç 43’, Meto 60’, Carls 85’.
Bylis-Turbina 3-0
Turbina e Cërtikut mbërriti në Ballsh thjesht për të luajtur 90 minuta në fushë, pasi ndeshja kundër Bylisit vendas nuk kishte histori, edhe pse cërrikasit kishin fituar ndeshjen e parë 1-0. Hamzaj në të 22’ (me penallti), Arbëri në të 43’ dhe Dimo në të 44’ shënuan golat sa për statistikë kundrejt një Turbine statike në lojë.
Vllaznia – Tomori 5-1
Vllaznia në Kupën e Shqipërisë është një skuadër prodhimtare: 9 gola në dy ndeshje. Por, kundërshtari i saj quhet Tomori i Beratit i Kategorisë së Dytë. Pas fitores 4-0 në Berat (3 gola të Bekim Balaj), Vllaznia e Roland Luçit fitoi 5-1 në Shkodër (3 gola të Ndriçim Shtubinës). Kronika është e ndeshjes thjesht një shkrim gazetaresk, me të veçantën së “senatori” Ardit Beqiri shënoi golin e katërt të shkodranëve.
Ekipet e kualifikuara
Tirana, Dinamo, Shkumbini, Besa, Kastrioti, Besa e Lushnja nga grupi A; Vllaznia, Teuta, Flamurtari, Apolonia, Skënderbeu, Gramozi e Kamza nga grupi B, janë 14 skuadrat e kualifikuara për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Dy skuadrat e fundit të 16-shes do të dalin nga ndeshjet e dyta të çifteve Laçi-Besëlidhja (grupi A) dhe Partizani-Ada (grupi B) të shtyra për javën tjetër.
Kupa e Shqipërisë, Turi i parë
Ndeshjet e kthimit
04.11.2009
Grupi A
TIRANA-LUZI 3-0
Luzi-Tirana 3-1*
Kualifikohet: Tirana
DINAMO-MAMURRASI (13:30)
Mamurrasi-Dinamo 2-3
Kualifikohet: Dinamo
SHKUMBINI-MEMALIAJ 2-0
Memaliaj-Shkumbini 1-2
Kualifikohet: Shkumbini
BESA-POGRADECI 1-0
Pogradeci-Besa 2-3
Kualifikohet: Besa
LAÇI-BESËLIDHJA (e shtyrë)
Besëlidhja-Laçi 1-2
Kualifikohet:
KASTRIOTI-SOPOTI 4-1
Sopoti-Kastrioti 0-4
Kualifikohet: Kastrioti
BYLIS-TURBINA 3-0
Turbina-Bylis 1-0
Kualifikohet: Bylis
LUSHNJA-BURRELI 3-1
Burreli-Lushnja 0-0
Kualifikohet: Apolonia
Grupi B
VLLAZNIA-TOMORI 5-1
Tomori-Vllaznia 0-4
Kualifikohet: Vllaznia
TEUTA-VLORA 1-0
Vlora-Teuta (0-2, në tavolinë)
Kualifikohet: Teuta
FLAMURTARI-GRAMSHI 0-0
Gramshi-Flamurtari 0-3
Kualifikohet: Flamurtari
APOLONIA-BILISHTI 7-0
Bilisht Sport-Apolonia 3-1
Kualifikohet: Apolonia
SKËNDERBEU-SKRAPARI 9-5
Skrapari-Skënderbeu 5-3
Kualifikohet: Skënderbeu
GRAMOZI-LUFTËTARI 4-1
Luftëtari-Gramozi 1-3
Kualifikohet: Gramozi
PARTIZANI-ADA (e shtyrë)
Ada-Partizani 0-0
ELBASANI-KAMZA 0-0
Kamza-Elbasani 2-1
Kualifikohet: Kamza
• Rezultatet e ndeshjeve të para
5 Nentor 2009