Partitë që nuk tregojnë financuesit, gjoba dhe pezullim financimi për 5 vjet
Sanksionet që parashikon Kodi Zgjedhor për transparencën e fushatave. Gjoba për partitë që pengojnë kontrollin e auditit të KQZ-së
Shaban Sulçe
Partitë që do të refuzojnë të bëjnë transparente burimet e financimit të fushatave të tyre elektorale apo që do të refuzojnë të lejojnë ushtrimin e kontrollit nga ana e auditit të KQZ-së do të gjobiten minimalisht me 2 milionë lekë të rinj, ndërkohë që ndëshkimi maksimal për to do të jetë pezullimi me një afat 5-vjeçar për të përfituar financim publik. Këto sanksione janë të parashikuara në Nenin 173 të Kodit Zgjedhor, në kapitullin e sanksioneve që kanë të bëjnë me financimin e fushatës elektorale. Masa ndëshkuese do të ndërmerren edhe ndaj donatorëve që kanë sponsorizuar fushatat e partive politike, në rast se ata do të deklarojnë shifra të rreme të parave që kanë dhuruar. Donatorët do të gjobiten me 30% të shumës që kanë dhuruar.
Donatorët
Donatorët që financojnë fushatat e partive politike do të gjobiten rëndë në rast se ata do të deklarojnë shifra të rreme të parave. Kjo pasi ata do të shkelin Nenin 90 të Kodit Zgjedhor. Sipas këtij neni, në çastin e dhurimit, dhuruesi nënshkruan një deklaratë, ku zotohet se ai nuk ndodhet në një nga rrethanat e përcaktuara në Nenin 89 të këtij kodi dhe mban përgjegjësi personale për deklarim të rremë. Forma dhe përmbajtja e deklaratës miratohet nga KQZ-ja dhe është e detyrueshme për t’u nënshkruar në çdo rast dhurimi. Lista e personave që dhurojnë shuma jo më pak se 100 mijë lekë, si dhe vlera përkatëse duhet të bëhen kurdoherë publike.
Partitë
Partitë politike do të gjobiten me shumën deri në 2 milionë lekë në rast se nuk do të bashkëpunojnë me auditin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo parashikohet në Nenin 173 të Kodit Zgjedhor. Po në këtë nen thuhet se refuzimi për të bërë transparent burimet e financimit të fushatës, apo për të lejuar ushtrimin e kontrollit nga ana e auditit, dënohet me gjobë nga 2 000 000 lekë deri në pezullimin për 5 vjet të financimit publik për partinë politike. Partitë që kanë përfituar financime private më shumë se ajo që parashikohet në Kodin Zgjedhor do të gjobiten me 10% të vlerës mbi kufirin e lejuar të shpenzimit.
Auditi
Komisioni Qendror Zgjedhor hodhi dy muaj më parë shortin për përcaktimin e ekspertëve kontabël që do të hetojnë fondet që kanë përdorur partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 28 qershorit. Nga hedhja e shortit rezultoi se financat e Partisë Demokratike do t’i hetojë shoqëria “Alb BB auditing sh.p.k.”, financimet e Partisë Socialiste do t’i hetojë eksperti kontabël Mihal Ziu dhe ato të LSI-së do t’i hetojë eksperti kontabël Theodhoraq Gjosha. Në vendimin e KQZ-së shkruhet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi shqyrtoi propozimet e paraqitura si dhe dëgjoi diskutimet e përfaqësuesve të partive politike, në mbështetje të Nenit 91 të Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve emëroi me short për çdo subjekt zgjedhor ekspertë kontabël të licencuar, të cilët do të auditojnë fondet e përftuara dhe të shpenzuara nga subjekte zgjedhore për fushatën zgjedhore. Subjektet zgjedhore që u paraqitën në fletën e votimit dhe morën pjesë në zgjedhjet për Kuvendin 2009 janë 34. Për rrjedhojë, partitë që duhet të auditohen për fondet e përftuara dhe të shpenzuara nga ekspertët kontabël të licencuar janë 34.
ILDKP: Kuvendi të na lejojë të hetojmë financimin e partive
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme nga Kuvendi i Shqipërisë që t’i lejojë ligjërisht të drejtën për të hetuar dhe investiguar financimin e partive. Inspektori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, deklaroi pak kohë më parë se ILDKP-ja është e gatshme që të hetojë financimin e partive, por më parë ajo kërkon mbështetje ligjore nga ana e Kuvendit. “Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e ka shtruar këtë çështje për diskutim disa muaj më parë në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë dhe mund të shprehem se institucioni ynë i ka tashmë kapacitetet e duhura investigative dhe bazën logjistike për përballimin e një sfide të tillë. Natyrisht, kjo vendoset nga ligjvënësi, duke u përcaktuar edhe metodologjia e punës. Është një sfidë e rëndësishme, pasi duhet hetuar burimi i financimeve që vijnë në fushata për partitë politike nga burime të ndryshme dhe të shumta. Por, ILDKP-ja tashmë ka krijuar përvojën e duhur mbi hetimin administrativ dhe mendoj se do të jemi në gjendje, nëse ligjvënësi mendon se mund të na japë këtë përgjegjësi, që ta përballojmë me sukses”, - deklaroi Llalla.
TIA kritikoi mungesën e transparencës
Transparency International Albania kritikoi pak kohë më parë mungesën e transparencës nga ana e partive politike për financimet që kanë përfituar. Përfaqësuesi i kësaj organizate, Endri Shabani, gjatë një konference për shtyp, shprehu shqetësimin që tre muaj pas zgjedhjeve ende nuk është hedhur dritë mbi burimet e financimit të partive politike. Sipas tij, ato duhet të publikojnë listën e personave që kanë financiar dhe shumën e parave që ata kanë dhuruar për partitë politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit. “Informacioni ekziston vetëm për fondet e përftuara nga buxheti i shtetit, por nuk ka asnjë të dhënë për të ardhurat nga donacionet private. Në asnjë nga mjetet e informimit publik partitë politike nuk e kanë deklaruar shumën totale të shpenzimeve të tyre gjatë kësaj fushate elektorale. Për këtë u kërkojmë sa më parë partive politike të bëjnë publike shumën e shpenzimeve të tyre. Transparency International Albania u bën thirrje partive politike për t’i dhënë fund heshtjes për financimin. Shqipëria është e vonuar në hartimin e një legjislacioni të plotë, si hap i parë për t'i dhënë fund informalitetit në funksionimin e demokracisë në Shqipëri”, – ka theksuar dje gjatë fjalës së tij përfaqësuesi i TIA-s, Endri Shabani.
Financimet, OSBE-ja kërkoi përmirësimin e Kodit
OSBE/ODHIR-i i ka sugjeruar politikës shqiptare që të përmirësojë atë pjesë të Kodit Zgjedhor që ka të bëjë me kapitullin e financimit të fushatave elektorale. Në raportin e publikuar për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit janë renditur një sërë rekomandimesh, ku midis tyre përmendet edhe rëndësia e përmirësimit të Kodit në këtë kapitull, gjë që do të ndikonte në garantimin e një transparence për çështjen e financimeve që përfitojnë partitë politike gjatë fushatave elektorale. Rekomandimi kërkon nga partitë politike që të faturojnë dhe të dokumentojnë të gjitha paratë që përfitojnë në fushatë dhe mënyrat e shpenzimit të tyre. Gjithashtu kërkohet të sqarohen edhe kriteret mbi të cilat do të bazohet verifikimi që do t’u bëjë KQZ-ja financimeve të partive. “Duhen marrë në konsideratë mendimet në dispozitat e Kodit Elektoral, të cilat kanë të bëjnë me financimin e fushatave. Partitë politike duhet të vënë në dispozicion deklaratat e dokumentuara të të ardhurave që përfitojnë, si dhe shpenzimet që bëjnë gjatë fushatave të tyre. Duhen specifikuar gjithashtu kriteret në të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të kryejë verifikimet e raporteve financiare të subjekteve elektorale”, - thuhet në rekomandimin e bërë nga OSBE/ODHIR-i në raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
6 Nentor 2009