Meditimet e Kadaresë mbi kotësinë e luftës hyjnë në palmaresin e klasikëve të antiluftës
Ri-vizita e letërsisë së vjetër greke e romake. Pyetja që të moshuarit bëjnë për memorien nuk është ai lloj që pyesin të rinjtë, shkruan Ravi Vyas. Pakujdesi më e vogël, Ismail Kadare më i madh, të cilit iu dha çmimi ndërkombëtar Man Booker për letërsinë dhe shpesh i emëruar për Nobelin, është shkrimtari i parë shqiptar që do të marrë njoftimin në gati 80 vjet. Si një vend i vogël ballkanik në fundin jugor të ish-Jugosllavisë, Shqipëria ishte e mbytur nga radari i pasLuftës së Dytë Botërore, edhe pse ishte skena e disa prej luftimeve të ashpra mes trupave italiane e gjermane për kontrollin e gadishullit ballkanik. Lufta ofron sfond për romanin klasik të Kadaresë, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, një meditim mbi pasojat e luftës, një llogari shumë lëvizëse në lidhje me kuptimin e detyrës dhe tragjedinë që bindja e vjetër le trashëgimi.
Në një shoqëri të mirë
Krahasimet janë gjithnjë ziliqare, por “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” qëndron në të njëjtin raft si klasikët e tjerë të anti-luftës si “Gjithçka e qetë nga Fronti i Perëndimit” të Remarkut, “Udhëtim në fund të natës” nga Ferdinand Celine, “Kujtimet e një Oficeri të Këmbësorisë” nga Siegfried Sassoon, “Lamtumirë armë” nga Ernest Heminguei, “Catch-22” nga Joseph Heller, “Pesë Masakrat” nga Kurt Vonnegut dhe klasikë të tjerë të anti-luftës të kohërave të fundit nga Luftërat Koreane e Vietnameze dhe sigurisht shumë të tjerë. Si pjesa tjetër, Gjenerali... u bë një klasik sepse ai flet, në analizën e fundit, rreth kotësisë së luftës, në një meditim, të dyja në të ashtuquajturat justifikime të luftës dhe të pafuqisë së njerëzve të bllokuar në makinën e luftës, jo për faj të tyre. Ajo çka thotë shkrimtari italian Italo Calvino në “Rruga për në Folenë e Merimangës” (një tjetër klasik i anti-luftës), duke përshkruar eksperiencën e tij në luftën partizane italiane kundër gjermanëve, gjithashtu vlen edhe për ushtrinë e Kadaresë: “Për shumë nga bashkëkohësit e mi ka qenë vetëm një pyetje fati, e cila përcakton se cilën anë ata duhet të luftojnë”.
Ajo është e viteve ‘60, gati 20 vjet që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. Një gjeneral italian, i shoqëruar nga një prift i lig, i cili është gjithashtu një kolonel italian, është dërguar në Shqipëri për të gjetur e mbledhur eshtrat e bashkatdhetarëve të tij, të cilët kanë vdekur gjatë luftës dhe i kanë kthyer për t’i varrosur në vendin e tyre. Ata janë të pajisur me harta, lista dhe informacione të tjera të rëndësishme, të tilla si të dhëna dentare dhe relacione të tjera të personelit të zhdukur. Ekipi udhëton në fshat, duke organizuar gërmime dhe ndërsa ata gjejnë bijtë e vdekur të familjeve të humbura, habiten me domethënien dhe shkallën e punës së tyre.
Gjenerali flet vazhdimisht me priftin që e shoqëron atë, rreth kotësisë së luftës dhe kuptimin e të gjithë kësaj ndërmarrjeje. Ndërsa ata futen më thellë në fshatin shqiptar, ata gjejnë gjurmët e tyre, ndonjëherë të parashikuara nga një Gjeneral i ri që po kërkon për trupa – trupat e bashkatdhetarëve gjermanë. Ashtu si homologu i tij italian, gjermani gjithashtu lufton në fshatin e largët kundër te ftohtit, shiut dhe terrenit armiqësor. Kërkimi i “shpirtrave” të vdekur për t’i marrë ato e për t’i çuar në shtëpi për një varrim të denjë, është një punë jo-falënderuese. A ka vlerë ky veprim? A nuk është kjo një përshtypje e gabuar e nderit kombëtar?
Heronjtë e vërtetë
Kur takohet kujtesa me imagjinatën, heronjtë e vërtetë nuk janë ata që marrin medaljet: heronjtë konvencionalë janë afër dhe jo larg sa duhet për novelat e luftës; ata rrinë shumë afër qendrës së vlerave të luftës (“vendi im, mirë ose keq”). Ai është anti-heroi, ushtari i pa-përshkruar i këmbësorisë, që del si hero i vërtetë, ai që “lufton pa shpresë dhe kështu lufton me hijeshi”.
Memoriet pëlqejnë gjithnjë një njeri pa medalje
Gjenerali i Kadaresë bashkohet me radhët e klasikëve të të gjitha kohërave, kjo për shkak se, në analizën përfundimtare, stili i tij është i thjeshtë, pa lustrim dhe jo heroik. Ai thjesht ka riprodhuar eksperiencën e partizanëve në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri dhe ka lidhur imagjinatën e tij për të na dhënë ne një pamje të asaj domethënieje që do te kishte pasur për ato mijëra vetë që vdiqën duke e mbrojtur atë kundër forcave fashiste. Nuk ka komplot, pikë kulmore, as fund të lumtur në këtë libër. Ai është ashtu si historia e konservon atë - i vënë mënjanë si një tablo lufte pa koment. Ndërsa epigrafi i “Gjithçka e qetë nga Fronti i Perëndimit” paraqet “Vdekja nuk është një aventurë për ata që qëndruan ballë për ballë me të”.
Përgatiti Lavdrim Lita