Loja me të larguarit nga LSI
Dritan Prifti
Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur mos t’i përgjigjet provokimeve të Partisë Socialiste dhe 2 mediave që ajo kontrollon, për gjoja largimet masive të anëtarëve të LSI-së dhe kalimin e tyre tek PS-ja. Pothuajse çdo ditë javën e kaluar, 2 mediat e kontrolluara nga PS-ja kanë inskenuar gjoja largime masive nga LSI-ja drejt PS-së, për të treguar që LSI nuk është alternativë e madhe popullore. Këto media dikur kanë qenë prestigjioze dhe me ndikim në opinionin publik, kurse sot kanë humbur besueshmëri nga politika editoriale e tyre, që i ngjan çdo ditë e më shumë politikës editoriale të “Zërit të Popullit”. Këto inskenime janë të shëmtuara, manipulative dhe mashtruese përballë së vërtetës.
Dëshiroj të përmend disa nga këto inskenime dhe t’i tregoj lexuesve të vërtetën. Disa ditë më parë mediat e PS-së treguan një person që quhet Maksi Meco nga Lushnja, se ai po largohej i revoltuar nga LSI-ja “për shkak të politikave të Ilir Metës pro Berishës”, – siç thoshte ai. Ky person nuk ka pasur asnjë status në LSI, asnjë funksion në strukturat e LSI-së, përveç faktit që ka qenë kandidati jonë për deputet në 2005-ën. Ky person mori rreth 800 vota në zgjedhjet e 2005-ës dhe për disa shkaqe zgjedhjet në atë zonë u përsëritën. Ky person në përsëritjen e zgjedhjeve u rreshtua përkrah Ilir Banos së PD-së dhe kundër Ethem Rukës së PS-së, duke ndikuar në fitoren e PD-së në atë zonë në 2005-ën. Si pazar shpërblyes Ilir Bano punësoi në degën e tatimeve në Lushnjë vëllanë e tij, i cili punon atje dhe sot. LSI u distancua nga ky person në zhvillimet e mëtejshme dhe sigurisht nuk kishte asnjë qëllim ta kandidonte atë në 2009-ën. Ky person u përdor disa ditë më parë nga PS-ja, për të treguar se po largohen shumë anëtar nga LSI-ja.
Një javë më vonë mediat e PS-së inskenojnë një tjetër largim nga LSI në Lushnjë, duke përdorur emrin e Ardian Sukut, një person i përjashtuar me ceremoni nga LSI, për shkak të kandidimit të tij si i pavarur kundër kandidatit të koalicionit të majtë në zgjedhjet vendore të 2007-ës. Pavarësisht se lushnjarët qeshin ngaqë e dinë mirë se si u flak jashtë LSI-së ky person, PS-ja mendon ta përdorë atë për shqiptarët që nuk e njohin. Ky është turp që e bëjnë disa aleatë që flasin gjithë ditën për bashkimin e së majtës.
Nuk po zgjatem me shembujt e tjerë nga Lapraka, Alliasi apo Sukthi, sepse janë më qesharakë se këta që përmenda më sipër. Përmenda vetëm ato shembuj që janë brenda qarkut që drejtoj unë. Shembujt kanë një gjë të përbashkët: janë persona pa asnjë funksion në LSI, janë persona që nuk përfaqësojnë LSI-së, janë persona me moral të dobët dhe qejflinj pazaresh.
Brenda Qarkut të Fierit që unë drejtoj kanë ardhur me qindra anëtarë të PS, PSD apo PDS tek LSI, por ne nuk kemi bërë asnjë diversion ndaj PS, PSD apo PDS, sepse mendojmë që nesër të jemi aleatë me këto parti. Në Mallakastër kanë ardhur tek LSI dhjetëra anëtarë të PS-së, përfshirë dy ish-kryetarë të PS-së, Axhem Zotaj dhe Luan Shehu, por neve nuk kemi dashur të propagandojmë këtë si arritje të madhe. Në Fier kanë ardhur qindra anëtarë të këtyre partive të LSI, përfshirë kryetarin e PS së rrethit Maksi Goga dhe kryetarin e PS së Patosit, Ramadan Kuqari. Ka ardhur kryetarja e PSD së rrethit Fier, Angjelina Kola. Në Lushnjë ka ardhur kryetari i PDS së rrethit, Flamur Malko dhe kryetari i PS së rrethit, Llazar Stasa. Këta janë njerëz me poste kryetarësh, dhe ne nuk i kemi përdorur për diversion. Në gjithë këtë qark kanë ardhur të LSI nga partitë aleate më shumë se 500 anëtar, por LSI nuk ka bërë asnjë diversion me këta persona që na kanë zgjedhur ne, duke braktisur partitë e tyre të vjetra. Thjesht i kemi falënderuar dhe pranuar përzemërsisht në LSI, pa zhurmë, pa bujë dhe pa provokuar PS-në.
Loja që bën PS-ja me mediat që kontrollon është e pandershme. Ky është një provokim i ulët që synon të acarojë LSI dhe të nxisë atë të godasë PS-në. Partisë Socialiste i intereson të nxisë një konflikt me LSI, për të thënë pastaj që LSI i shërben Berishës, meqë godet PS për këto pandershmëri. Eshtë e çuditshme gjithashtu që pasi lideri i LSI-së deklaron hapur dhe pa asnjë hezitim se “aleanca jonë pas zgjedhjeve do të jetë me PS dhe të majtën”, disa eksponentë të PS e denigrojnë si deklaratë. Nuk ka asnjë dyshim që PS ka nxitur vazhdimisht konfliktin me LSI, për të manipuluar opinionin publik se gjoja LSI nuk do fitoren e së majtës. Këto imoralitete tashmë janë të qarta për të gjithë, ashtu siç janë të qarta manipulimet mediatike me gjoja largimet nga LSI. LSI sot numëron mbi 57.000 anëtarë në gjithë vendin dhe asnjë largim nuk mund të ketë ndonjë ndikim të madh në forcën e saj. Kjo lojë duhet të marrë fund nga PS dhe mediat e saj. LSI nuk ka ndërmend të përfshihet në konflikt me PS për këto lojëra të pandershme. Ne nuk do harxhojmë asnjë minutë për t’iu përgjigjur këtyre provokimeve. Ustallarët e intrigave në partitë e vjetra duhet ta kuptojnë se nuk do merremi me ata dhe nuk na shqetësojnë këto provokime. Ne do flasim me shqiptarët për planin tonë për të mundur Berishën, për programin tonë të qeverisjes mbas zgjedhjeve të 28 qershorit. Eshtë koha për të vepruar kundër Berishës. Eshtë koha për të vepruar për të nxjerrë vendin nga kjo krizë e thellë. Eshtë koha për të vepruar për t’i dhënë shqiptarëve shpresë për të ardhmen.