Socialistët braktisin votimin e projektbuxhetit
17/02/2005 ELBASAN - Bashkia e Elbasanit ka hedhur për miratim projektbuxhetin për vitin 2005, duke u përqëndruar në të ardhurat vendore. Në bazë të një raporti të detajuar, kryebashkiaku Ardian Turku ka paraqitur para anëtarëve të këshillit bashkiak të ardhurat e prashikuara, investimet shpenzimet dhe prioritetet e institucionit vendor. Investimet e parashikuara paraqiten në shifrat e 135 milionë lekë, të cilat do të investohen në përmirësimin e infrastrukturës, gjelbërimit, pastrimit, shtimit të këndeve të lojërave në lagje etj. Buxheti total i bashkisë së Elbasanit është 300 milionë lekë, ku 23.7% do të përdoren për investime ndërsa 42.6% për shpenzime operative. Krahasimi me bashkitë e tjera, të cilat kanë marrë edhe më shumë fonde gjatë vitit të kaluar, është përdorur si argument për trajtimin që i bën qeveria Bashkisë së Elbasanit të drejtuar nga e djathta.