Këshilltarët PD–PS, akuza të ndërsjella për korrupsion
17/02/2005 Rikthehen sherret e përplasjet
DURRËS – Rikthehen sherret e përplasjet në këshillin bashkiak të Durrësit. Vendosmëria e grupit të këshilltarëve të PD për të rifutur në rendin e ditës votimin e mosbesimit ndaj kryetarit të këshillit, Edmond Agolli dhe sekretarit Astrit Hysi ka shkaktuar të tjera përplasje në këtë këshill. Madje replikat kanë degjeneruar më thellë pas akuzave të ndërsjella.
Ndërsa Agolli e ka akuzuar drejtpërdrejt kryekëshilltarin e PD, Seit Kërtusha për abuzime në kohën kur ky i fundit ka qenë drejtues në një nga institucionet shtetërore. Kërtusha ka lëshuar mbi Agollin akuzën e vjedhjeve dhe shpërdorimeve. Qëllimi i deklaratës së demokratëve ka qenë denoncimi publik i mosdërgimit në zyrën e tatim-taksave të vendimit për taksën ndaj biznesit të vogël, që i ka shkaktuar biznesit 400 mijë dollarë humbje.
Kjo nuk ka qenë e vetmja akuzë, e cila ka vënë në shënjestër të demokratëve Agollin dhe sekretarin e këshillit, Astrit Hysi për të cilët është kërkuar shkarkim i tyre.
Dhunimi i këshillit të bashkisë, që është konkretizuar nga demokratët me veprimin e fundit, ku nuk u fut në diskutim mocioni i mosbesimit, është cilësuar prej tyre si ves shumë i keq dhe që përbën, gjithnjë sipas demokratëve, skandalin më të madh në dhunimin e fjalës së lirë. Ndonëse socialistët janë përpjekur të
anashkalojnë leximin e deklaratës, ajo është realizuar, sepse demokratët paralajmëruan bojkotimin e sallës dhe kjo do të shkaktonte një tjetër precedent në këtë këshill.
Këshilli Bashkiak, më pas, miratoi edhe tarifën, që duhet të paguajnë në bankë të gjithë banorët për vetëdeklarimin e pasurisë, e cila është vendosur të jetë 500 lekë, duke i hapur në këtë mënyrë rrugë zyrës së legalizimit të nisë me arkivimin e dosjeve.